Certifikata e IKAF po njihet nga Evropa, në Amerikë e deri në Australi!

Si shumë anëtarë të IKAF edhe Shkurte Gashi ka arritur njohje ndërkombëtare të Certifikatës së marrë nga ne, duke u bërë anëtare e plotë e organizatës Angleze IFA (Institute of Financial Accountant) dhe asaj Australiane (Institute of Public Accountant) IPA. Këto arritje po ndodhin falë partneritetit të IKAF me organizata ndërkombëtarë. 

IKAF është shndërruar në adresë kryesore në Kosovë dhe rajon me nivelin profesional dhe cilësinë e lartë të certifikimeve/kualifikimeve. Ndër arritjet kryesore që karakterizojnë periudhën qe po lëmë pas vazhdon të jetë arritja e shumë marrëveshjeve ndërkombëtare pa marrë parasysh situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Këto marrëveshje po u lejojnë anëtarëve tanë njohje në rrafshin internacional, duke i’u mundësuar atyre qasje në tregun ndërkombëtarë, ushtrimin e profesionit në vende të ndryshme të botës, dhe realizmin e qëllimeve të tyre në karrierë.

Njëra nga to është edhe studentëja jonë Znj. Shkurte Gashi, e cila nuk heziton të paraqesë arritjet e sajë, duke thënë:

 “Pas interesimit tim, unë sigurova informata më të detaizuara nga disa institucione zvicerane dhe ku këto çertifikime të cilat kam nderin ti posedoj, do të vlejnë në vendet Europiane dhe të cilat po më mundësojnë që nga momenti i vendosjes në Zvicër, punësimin im në këtë drejtim do të jetë shumë më i lehtë dhe i mirëpritur nga institucionet e ndryshme, qoftë private apo publike.

Përzemërsisht u jam falënderues Shoqatës Profesionale për Çertifikimin e Kontabilistëve dhe Auditorëve “IKAF” dhe gjithë stafit profesional për këto suksese që tani unë gëzoj”, tha Znj.Gashi .


Profili Elektronike: https://www.ikaf.org/member_single/ShkurteG1

Vlenë te theksohen edhe seminaret e shumta të organizuara në bashkëpunim me organizatat partnere të IKAF, ku nga të fundit është edhe ai i 14 Shkurtit 2020 së bashku me përfaqësues të organizatave IFA (Institute of Financial Accountant) / (Institute of Public Accountant) IPA nga Britania e Madhe dhe Australia. Prezent ishte udhëheqësi i sektorit të zhvillimit Jonathan Barber ku mes tjerash paraqiti shtrirjen e veprimtarisë së këtyre organizatave si dhe mundësitë që anëtarët e IKAF do t’i kenë në njohje ndërkombëtare të certifikimeve profesionale, përmes partneritetit IKAF- IFA/IPA.

Për arritjet tjera të radhës do ju mbajmë të informuar në vazhdim…

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *