ATK – Paguaj tatimin bazë dhe përfito nga shlyerja e interesit

KAF Njofton anëtarët se me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID 19, tatimpaguesit që kanë obligime të papaguara ndaj ATK-së, mund të përfitojnë nga falja e interesit. 

Të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së për periudhat Janar/2020 deri Dhjetor/2020, mund të përfitojnë nga falja e interesit, me kusht që të njëjtit, për periudhat e lartcekura, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) deri më 31 Dhjetor 2020.

Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore deri me 31 Dhjetor 2020, do të përfitojnë nga falja e interesit.

Njoftimi nga ATK: http://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpagues-paguaj-tatimin-baze-perfito-nga-shlyerja-e-interesit/

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *