
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se, duke filluar nga 21 korriku 2025, procesi i fiskalizimit të bllokave tatimorë do të bëhet vetëm në mënyrë elektronike, përmes Sistemit Elektronik EDI.
Ky ndryshim vjen si pjesë e zbatimit të Udhëzuesit Nr. 01/2025, i cili përcakton qartë procedurat dhe format për fiskalizimin e bllokave tatimorë në raste të veçanta, kur tatimpaguesit:
Nga data 21.07.2025, tatimpaguesit duhet të:
Ky kod duhet të shënohet në çdo kupon dhe të jetë i lidhur me një transaksion konkret, ku jepet arsyeja për përdorimin e kuponit tatimor në vend të atij fiskal.
Shkarko Udhëzuesin zyrtar këtu:
? Udhëzuesi Nr. 01/2025 – PDF
Çdo kupon që fiskalizohet duhet të përmbajë:
Kujdes! Kuponët që nuk i përmbajnë këto elemente nuk do të konsiderohen të vlefshëm dhe ndaj tatimpaguesve mund të merren masa ndëshkuese sipas Ligjit Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore.
Ky udhëzim është veçanërisht i rëndësishëm për:
Nëse jeni pjesë e komunitetit të profesionistëve të kontabilitetit, financave apo tatimeve, në IKAF – sigurohuni që të jeni të informuar dhe të përgatitur për këtë ndryshim të rëndësishëm procedural.
Për më shumë informata ose asistencë teknike, ju rekomandojmë të kontaktoni direkt ATK-në ose të konsultoheni me profesionistët tuaj fiskalë.