A po vdes kontabiliteti tradicional?

Të punosh kontabilist në kohë moderne dhe me klientë që udhëheqin kompani në avancuara, duke mos përdorur platformat online apo aplikacione digjitale të kontabilitetit, duke të jetë një rrezik i madh për kontabilistët. 

Ekspertë të kontabilitetit, praktikimin e kontabilitetit tradicional në këtë kohë, e krahasojnë sikurse ngasjen e veturës duke e përdorur hartën manuale, në kohën kur ekzistojnë pajisje që e kanë të integruar navigacionin. 

Ndwrmarrwsja e njohur amerikane Therese Tucker, në një shkrim autorial të publikuar në “AccountingToday” kërkon nga kontabilistët që sa më shpejtë të adoptojnë teknologjinë në punën e tyre, në mënyrë që të shmangin paqartësitë që mund t’i sjellë e ardhmja. 

Sipas saj, profesioni i kontabilistit renditet si nga kryesorët që do të ndikohet nga zhvillimi i teknologjisë informative. 

Tucker tutje shprehët se digjitalizimi i kontabilitetit u jep kontabilistëve dhe financierëve efikasitet në punë dhe saktësi më të madhe menaxhmentit të lartë, në marrjen e vendimeve. Duke qenë se shumë kontabilistë, sipas Trucker, në të gjithë botën hezitojnë të përdorin aplikacione digjitale, ka bërë që klientët e tyre të dështojnë në planifikim. 

Ajo përmend një studim të vitit 2019, përmes së cilit thuhet se 1100 drejtues të nivelit ekzekutiv (C-level) dhe profesionistë të financave konstatojnë që vetëm 38 përqind e drejtuesve të financave kishin besim të plotë në saktësinë e të dhënave të tyre financiare. Më shumë se gjysma (55 përqind) e të anketuarve nuk ishin plotësisht të sigurt se mund të identifikojnë gabimet financiare para se të lëshonin raportet e tyre, dhe 70 përqind thanë se besojnë që organizata e tyre morën një vendim të rëndësishëm të biznesit bazuar në të dhëna të pasakta financiare.

E gjithë kjo paqartësi, sipas Trucker, ndodh nga përdorimi i kontabilitetit tradicional dhe refuzimit që të kalohet në përdorimin e aplikacioneve digjitale. 

IKAF e sjell për lexuesit tekstin e plotë të ndërmarrëses Therese Trucker.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *