A mund që kontabilistët të punojnë nga shtëpia? Përgjigje e shkurt: Po!

Puna e kontabilitetit nga distanca është duke u rritur nga dita në ditë. Një trend i tillë është vërejtur edhe para kohës së pandemisë COVID-19, ku shumë firma të kontabilitetit kanë përfituar nga puna e bazuar në “Cloud” e cila mundëson t’i kryejnë detyrat vetëm me një qasje nga kompjuteri, tableti apo edhe telefoni celular i mençur. 

Avantazhet e teknologjisë kanë rezultuar që puna nga distanca e kontabilistëve të rritet dhe të bëhet si gjë e zakonshme dhe shumë punëtorë ka rezultuar se e kanë mirëpritur një punë të tillë, pasi që u lejon atyre që të kryejnë punë kudo dhe me pajisje të ndryshme të cilat kanë qasje në internet. 

Në fakt, sipas një hulumtimi të publikuar nga “Thomson Reuters” puna e kontabilistëve nga distanca ka qenë një nga punët më të kërkuara viteve të fundit. 

Në këtë publikim të cilin IKAF e sjell për lexuesit e vetë do të mund të lexoni: 

1) Pse kontabilistët duhet të jenë të gatshëm të punojnë nga shtëpia 

2) Si duhet të krijohet një infrastrukturë virtuale e cila mbështetë punën e kontabilitetit nga distanca

3) Si të sigurohet një bashkëpunim në mes të anëtarëve të grupit dhe klientëve virtual

4) Çfarë duhet pasur parasysh kur bëhet fjalë për sigurim të të dhënave dhe protokolle

5) Si të krijohet kulturë e punës nga shtëpia brenda grupit

6) Si të identifikoni punëtorin më të mirë nga distanca

7) Si të inkurajoni një bilanc të shëndetshëm mes punës dhe jetës

8) Si të punon në një ambient shtëpie të cilin e ndani me grua dhe fëmijë

Publikimin e plotë të Thomson Reuters mund ta lexoni në linkun pasues

https://arizent.brightspotcdn.com/ce/c5/962b268849b096ef9087d1fe96d0/tr10804141.pdf

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *