10 këshilla për punën nga shtëpia

Shumë prej atyre që nuk iu ka rastisë që të punojnë më parë nga shtëpia, janë duke u munduar që të mbajnë lartë motivin gjatë qëndrimit në karantinë. Mungesa e shumë aktiviteteve ditore, ajri i pastër, drita e diellit dhe mungesa e socializimit, është duke ndikuar në psikiken e shumë prej neve. 

për të gjitha ata që nuk janë mësuar që të ndajnë hapësirën ku jetojnë edhe për aktivitete të punës, ekspertë të burimeve njerëzore, kanë dhënë disa (10) këshilla të cilat do të ndikonin që të mbajë lartë motivin edhe produktivitetin e punës.

1. Konsistenca 

Krijoni një rutinë dhe përmbajuni asaj, kryesisht gjatë ditve të punës. Përndryshe, nuk do të mund të dalloni ditët e punës nga ato të vikendit. 

2. Kujdesuni për paraqitje

Vishuni. Largoni ato pizhame dhe vishuni me një parë gjinse dhe ndonjë xhemper që e keni veshur edhe gjatë punës në zyrë.

3. Hapa të vegjël

Rregulloni shtratin tuaj çdo mëngjes. Edhe një veprim i tillë, sado që i vogël, ju tregon se keni filluar një ditë produktive.

4. Mbani të informuar palët

Komunikoni me palët, shefin apo partnerët dhe krijoni plane për punë. Një qasje proaktive nga ju mund të vlerësohet shumë.

5. Kërkoni ndihmë shpejtë

Nëse keni ngecur në ndonjë problem, flisni menjëherë me anëtarin e grupit të përfshirë në projektin e njëjtë dhe kërkoni zgjidhje të menjëhershme. Mos lejoni që ajo t’ju brengos.

6. Jeni në kontakt

Mundoheni që të keni një kontakt ditor me anëtarët e grupit, e preferuar përmes Microsoft Teams os Zoom me kamera dhe me një diskutim të hapur duke e ngritur interaktivitetin. Ne të gjithë kemi nevojë për një gjë të tillë. 

7. Bëhu i hershëm 

Kur të caktoni ndonjë takim virtual, bëhuni gati 5 minuta më herët për nisje të atij takimi.

8. Komunikoni më shumë

Ne nuk e shohim njëri-tjetrin rreth zyrës, kështu që njoftoni të tjerët se çfarë po bëni për të qëndruar të zënë, në mënyrë që mos të ketë keqinterpretim se ju nuk jeni duke bërë asgjë.

9. Shfrytëzoni pauzat

Mundoheni që të pauzoni gjatë orarit të punës. Hani drekë me familje apo shoqëri që jetoni në një shtëpi. Pauza është e mirë për të rimarrë vetën dhe për të rifituar energji për të vazhduar punën. 

10. Qëndrimi ka rëndësi

E fundit dhe më e rëndësishmja, qëndroni pozitiv dhe optimist. Edhe kjo do te kalojë. Shfrytëzimi i këtyre këshillave do t’ju bëjnë që të shfrytëzoni sa më shumë nga koha juaj duke punuar, në këtë kohë të distancimit shoqëror.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *