Zbatimi në praktikë i procedurave të auditimit të jashtëm

dhjetor, 2020

11Dhjetor(Dhjetor 11)5:00 pm12(Dhjetor 12)1:00 pmZbatimi në praktikë i procedurave të auditimit të jashtëmInstituti KAF ju fton të merrni pjesë në SEMINARIN e radhës të organizuar në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional Pjesëmarrja: 72 € Anëtar / 90 € Jo-anëtar EVP (CPD): 6 Rezervimi: 10/ 12/ 2020 Lokacioni: IKAF Prishtine dhe Online 24 Vizitorë kanë aplikuar

REGJISTRIMI

Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

OnlineKlasë

HapurVende ende të lira për regjistrim

Agjenda

11.12.2020; Nga ora 17:00 – 20:00
12.12.2020; Nga ora 13:00 – 16:00

Detajet e ngjarjes

Çfarë përmban programi i seminarit ?
Ky seminar ofron kornizën e dokumenteve standarde dhe praktike, të cilët krijojnë gjurmët e procedurave të Auditimit. Gjurma e Auditimit shërben për të siguruar dëshmi dhe evidencë në funksion të krijimit të një instrumenti cilësor të menaxhimit të auditimit, duke mundësuar marrjen e një sigurie të arsyeshme, që procedurat janë ndjekur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit.

Seminari Zbatimi në praktikë i procedurave të auditimit ka si qëllim të përcaktojë hapat dhe procedurat që duhet të ndjekinaudituesit për kryerjen e Projekteve të Auditimit duke shfrytëzuar dokumentet e nevojshme, qasjet, metodat dhe teknikat që audituesit duhet dhe mund të përdorin në ushtrimin e veprimtarisë audituese.

Temat që do t’i trajtojë ky seminar do të përshijnë:

1. Aktivitetet para auditimit;
2. Vlerësimi i riskut;
3. Pergjigjja ndaj vlerësimit të riskut;
4. Testet e kontrolleve të niveleve të aktivitetit;
5. Procedurat thelbësore;
6. Procedurat përmbyllëse;
7. Procedurat e raportimit dhe
8. Të tjera

Seminari planifikohet të mbahet për dy ditë !

Kujt i dedikohet seminari?
Seminari u dedikohet auditorëve ligjorë, auditorëve të certifikuar, kontabilistave të certifikuar dhe të gjithë personave që mendojnë të fokusohen në fushën e auditimit të jashtëm, dhe si dhe zyrtareve të tjerë qe duan të mësojnë rreth temave të cekura.

Përfitimet dhe detyrimet nga pjesëmarrja në seminar:
Përfitimiet e pjesmarrjes në seminar:

– Materjali i seminarit,
– Vijimi i seminarit dhe
– Certifikata e pjesëmarrjes;

Anulimi: Pas regjistrimit apo pranimit të prof-faturës apo pagesës,nuk keni të drejtën e anulimit të pjesëmarrjes.
Rezervimi: Për të marrë pjesë në seminar është obligative rezervimi dhe pagesa brenda afatit.

Koha e organizimit

11 (Premte) 5:00 pm - 12 (Shtunë) 1:00 pm

Lokacioni

IKAF Prishtinë dhe Online

Ligjërues

Dr.c. Fitim RACI, AC, ABC, ELFF, ELT

Organizator

Instituti KAF