shkurt, 2025

Pro-fatura
REGJISTRIMI
Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë
Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!
OnlineKlasë
HapurVende ende të lira për regjistrim
Detajet e ngjarjes
.bc_area .entry-title{display:none;}.font_p{font-weight:300!important}.color_font{color:#8791a8!important}.pright{margin-left:15px!important}.shortcode_button.btn_normal.btn_type5.button_upgrade.without_icon:hover{color:#fff !important;font-weight:600!important}.shortcode_button.btn_normal.btn_type5.button_upgrade_1.without_icon:hover{color: #fff !important;font-weight: 400 !important;}ul{font-weight:300!important;color:#8791a8 !important} ÇFARË PËRMBAN PROGRAMI I SEMINARIT?Programi i seminarit përfshin: Prezantimin e legjislacionit tatimor dhe procedurave të deklarimit për individë dhe biznese të
Detajet e ngjarjes
ÇFARË PËRMBAN PROGRAMI I SEMINARIT?
Programi i seminarit përfshin: Prezantimin e legjislacionit tatimor dhe procedurave të deklarimit për individë dhe biznese të vogla e të mëdha. Do të trajtohen pasqyrat tremujore dhe vjetore për tatimin në të ardhura, përfshirë për korporatat dhe ortakëritë. Pjesëmarrësit do të angazhohen në shembuj dhe ushtrime praktike për të kuptuar procedurat më mirë. Gjithashtu, do të ketë mundësi për pyetje dhe diskutime me ekspertët.
TEMAT:
Informimi i pjesëmarrëseve lidhur me Deklarimin dhe Pagesën e Tatimit në të Ardhura, si për:
• Bizneset e vogla individuale (IS);
• Bizneset e mëdha individuale (IL dhe PD);
• Korporatat e vogla (QS);
• Korporatat e mëdha (QL dhe CD);
• Ortakëritë (DO); dhe
• Individët (DI).
Më konkretisht, përmes këtij seminari/EVP do të ofrohen sqarime të detajuara lidhur me Deklarimin dhe Pagesën e Tatimit në të Ardhura nga Individët, Bizneset Individuale të vogla/mëdha dhe Korporatat e vogla/mëdha.
Në këtë seminar/EVP do të prezantohen edhe shembuj dhe ushtrime për të bërë më të mundur të kuptuarit e drejtë të të gjitha temave të lartcekura.
REZULTATET E PRITURA
Përmes këtij Seminari/EVP pjesëmarrësit do të përfitojnë njohuritë e duhura dhe do të kenë mundësinë e zbatimit të drejtë në praktikë të dispozitave të përcaktuara me Legjislacionin Tatimor të Kosovës sa i përket deklarimit dhe pagesës së Tatimit në të Ardhura.
Më konkretisht, pjesëmarrësit do të përfitojnë për të trajtuar drejtë:
• Deklarimin e pasqyrave tremujore të tatimit dhe kontributeve për bizneset e vogla individuale;
• Deklarimin e pasqyrave tremujore të pagesës paradhënie për bizneset e mëdha individuale;
• Deklarimin e pasqyrave tremujore të pagesës së tatimit për korporatat e vogla;
• Deklarimin e pasqyrave tremujore të pagesës paradhënie për korporatat e mëdha;
• Deklarimin vjetor dhe pagesën për Tatimin mbi të Ardhurat Personale;
• Deklarimin vjetor dhe pagesën për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave;
• Deklarimin e Tatimit në të Ardhurat nga Ortakëria; dhe
• Deklarimin vjetor dhe pagesën për Tatimin mbi të Ardhurat Personale nga Individi.
KUJT I DEDIKOHET SEMINARI?
Seminari i dedikohet të gjithë kontabilstëve të certifikuar dhe profesionistëve që merren me këtë fushë. Grupet pjesmarrëse do të kenë mundësinë e diskutimeve, për organizatën që përfaqësojnë.
TRAJNERË
z. Sami Salihu
Ligjëruese dhe Bashkëpunëtore Profesionale në Institutin KAF
Ligjërues në IKAF në modulet e Tatimeve dhe aktualisht është ushtrues detyre i zëvendës drejtorit të përgjithshëm 2, në Administratën Tatimore të Kosovës.
Koha e organizimit
(Shtunë) 2:00 pm - 6:00 pm
Lokacioni
IKAF Prishtinë dhe Online
Ligjërues
z. Sami Saliu
