Seminar (Pjesa III) – Roli i zyrtarëve dhe menaxhmentit në implementimin e rekomandimeve të auditorit

qershor, 2020

29QershGjithë ditën30Seminar (Pjesa III) - Roli i zyrtarëve dhe menaxhmentit në implementimin e rekomandimeve të auditoritSeminar Falase për auditori të brendshëm dhe të jashtëm Pjesëmarrja: 96.00 € EVP (CPD): 8 Rezervimi: 26/ 06/ 2020 Lokacioni: Online 11 Vizitorë kanë aplikuar

REGJISTRIMI

Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

Online (11)Klasë

HapurVende ende të lira për regjistrim

Lista e aplikuesve 11

ZDYMSKSGLSgaBKBRAPAKAK

Agjenda

Dita 1: Nga ora 17:00 – 21:00 Dita 2: Nga ora 17:00 – 21:00

Detajet e ngjarjes

Instituti KAF ju fton të merrni pjesë në SEMINARIN e radhës të organizuar në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (e obliguar edhe me standarde vijimi më së paku prej 30-40 orë brenda vitit), me ç’rast pjesëmarrësit do të përfitojnë orë të verifikueshme (EVP/CPD).

Çfarë përmban programi i seminarit ?

Përmes rasteve studimore, diskutimeve në grup, shembujve praktik dhe prezantimeve, në këtë seminar, do të mësoni lidhur me “Qasjen praktike qe auditori i brendshëm duhet te zhvilloj për të kryer fazen e Planifikimit te Auditimit të Brendshëm”, ashtu siç kërkohet me Standarde Ndërkombëtare dhe Praktika Profesionale të Auditimit të Brendshëm, Statutin e Auditimit të Brendshëm, Procedurat/ Manualet dhe Udhëzuesit përkatës të auditimit.

Krijo faturën automatik, duke klikuar/plotesuar linkun/fushat vijim:
– Shkarko Pro-faturën: 96.00 €

TEMAT

1. Temat që do të shtjellohen në Seminar “ROLI I ZYRTARËVE DHE MENAXHËMENTIT NË IMPLEMENTIMIN E REKOMANDIMEVE TË AUDITIMIT”:

– Përgjegjësitë specifike të Zyrtarëvë dhe Menaxhmentit në procesin e adresimit dhe zbatimit të rekomandimeve;
– Rëndësia e përcjelljes së rekomandimeve dhe ndikimi i tyre në përmbushjen e objektivave të organizatës;
– Zhvillimi i Planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve nga ana e Menaxhmentit dhe roli i auditorit në këtë proces;
– Veprimet specifike, principet, metodologjitë dhe mjetet që auditimit të brendshëm i nevojitet ti zhvillojë për përcjellje efikase dhe efektive të zbatimit të rekomandimeve; dhe
– Raportimi i rezultatëve të zbatimit të rekomandimeve të auditimit tek Komiteti i Auditimit, Bordi mbikëqyrës apo Organe të tjera mbikëqyrëse dhe vendimëmarrëse.

2. Në kuader të këtyre temave, do të zhvillohen aktivitetet kryesore të auditimit të brendshëm, si në vijim:

– Mbledhja e informacioneve dhe dëshmive të mjaftueshme dhe adekuate në lidhje me zbatimin e rekomandimeve;
– Rangimi i rekomandimeve sipas shkallës se rrezikut dhe prioritizimi i zbatimit të tyre;
– Procesi i rishikimit, krahasimit të planit të implementimit të rekomandimeve me progresin e zbatimit të tyre;
– Konfirmimi i zbatimit të tyre përmes dëshmive përaktëse të Menaxhmentit;
– Zhvillimi i procesit të komunikimit dhe raportimit të nivelit të zbatimit të rekomandimeve tek Menaxhëmenti i lartë, Komiteti i Auditimit, Bordi mbikëqyrës apo Organe të tjera vendimëmarrëse.

3. Mësimet e perfituara:

– Si të jenë rekomandimet të matshme, të arritshme dhe efektive;
– Si të pergatitet Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve dhe cili është roli i Mënaxhmentit dhe Auditorëve;
– Si të raportohet progresi i zbatimit të rekomandimeve të auditorit në Komitet të Auditimit, në Bord apo në Organe të tjera mbikëqyrëse; dhe
– Si të adresohen në Komitet të Auditimit, në Bord apo Organe tjera mbikëqyrëse rreziqët e mos zbatimit të rekomandimeve; dhe
– Si të dokumentohen dhe ruhën dëshmitë e përcjelljes se zbatimit të rekomandimeve.

4. Pyetje përgjigje (raste praktike të ndodhura) të cilat do të trajtohen gjatë puntorisë dhe pyetje përgjigjet që do të dalin nga pjesëmarrësit.

Kujt i dedikohet seminari?
Seminari i dedikohet organizatave të ndryshme, publike dhe private, OJQ-ve, bankave, mikrofinancave, kompanive te sigurimit, kompanive publike etj. Seminari u dedikohet udhëheqësve dhe zyrtarëve të ndryshëm të institucioneve private dhe publike që ndërlidhen me punën e auditimit të brendshëm, Udhëheqësve te auditimit të brendshëm, auditorëve të brendshëm, auditorëve të jashtëm, bordeve menaxhuese, komiteteve të auditimit, zyrtareve certifikues dhe zyrtareve tjere qe duan te mesojne rreth temave te cekura.

Rezervimi: Për të marrë pjesë në seminar është obligative rezervimi dhe pagesa  brenda afatit. Afati i rezervimit mund të ndërpritet në çdo moment, nëse krijohet grupi.

Koha e organizimit

qershor 29 (Hënë) - 30 (Martë)

Lokacioni

IKAF

Ligjërues

Bezad Halilaj

Organizator

Instituti KAF