shtator, 2025

Pro-fatura
REGJISTRIMI
Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë
Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!
OnlineKlasë
HapurVende ende të lira për regjistrim
Detajet e ngjarjes
Çfarë përmban programi i seminarit ?Ky seminar sjell në fokus përdorimin e Inteligjencës Artificiale dhe veglave të avancuara për të rritur efikasitetin në auditim, financa, menaxhim dhe përpunim të
Detajet e ngjarjes
Çfarë përmban programi i seminarit ?
Ky seminar sjell në fokus përdorimin e Inteligjencës Artificiale dhe veglave të avancuara për të rritur efikasitetin në auditim, financa, menaxhim dhe përpunim të të dhënave.
Pjesëmarrësit do të njihen me zgjidhje praktike të automatizimit, analizën e të dhënave të mëdha dhe përfitimet në vendimmarrje. Do të prezantohen shembuj konkretë mbi aplikimin e AI në auditim dhe financa. Qëllimi është të ofrohet një kuptim i qartë dhe i zbatueshëm për përmirësimin e proceseve profesionale.
Objektivat e Seminarit:
● Për auditorët dhe kontrolluesit financiarë: zhvillimi i njohurive mbi Kontrollin e Brendshëm 4.0 dhe përdorimin e AI për auditim të bazuar në të dhëna dhe identifikimin e parregullsive.
● Për financierët, kontabilistët dhe menaxherët e buxhetit: përdorimi i veglave digjitale dhe modeleve të AI për buxhetim, planifikim financiar, analiza dhe parashikim të rreziqeve.
● Për zyrtarët e prokurimit dhe administratës: rritja e transparencës në tenderim, verifikim dokumentesh dhe parandalim i praktikave jo të rregullta përmes AI.
● Për menaxherët e riskut dhe analistët e të dhënave: përdorimi i dashboards inteligjente dhe modeleve prediktive për monitorim dhe menaxhim proaktiv të rreziqeve.
● Për zyrtarët e TI-së dhe ekspertët teknikë: integrimi i AI me sistemet ekzistuese (Excel, Power BI, Tableau, Python), si dhe menaxhimi i sigurisë dhe etikës së të dhënave.
Rezultatet e Mësimit:
● Në përfundim të seminarit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të: Aplikojnë teknika praktike për analiza financiare dhe menaxhim risku.
● Shfrytëzojnë vegla moderne si Power BI, Tableau dhe integrime AI për raportim vizual.
● Të kuptojnë rreziqet e AI-së (bias, privatësia, black-box AI) dhe të adaptojnë qasje etike, të përputhshme me GDPR dhe standardet ndërkombëtare.
● Hartojnë dashboards inteligjente për monitorim dhe vendimmarrje.
● Zbatojnë praktikat më të mira për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave.
● Hartojnë plane veprimi për integrimin e AI në institucionet e tyre.
Përfitimet kryesore:
1. Institucionet publike: transparencë më e madhe dhe efikasitet më i lartë.
2. Profesionistët individualë: fuqizim në rolet e tyre përmes mjeteve moderne.
3. Shoqëria: institucione më të përgjegjshme dhe qeverisje më e mirë.
4. Të zbatojnë parime etike dhe kuadro qeverisëse për përdorim të përgjegjshëm të AI-së në auditim dhe financa.
Kujt i dedikohet seminari?
Seminari është i dedikuar për auditorë të brendshëm dhe të jashtëm, kontabilistë, financierë, menaxherë risku, zyrtarë të prokurimit, zyrtarë të TI-së, analistë të të dhënave, zyrtarë administrativë, kontrollues financiarë, juristë institucionalë, menaxherë projektesh, këshilltarë politikash, drejtues departamentesh, si dhe menaxherë e drejtues të lartë institucionalë. Si dhe të gjithë profesionistët që kontribuojnë në transparencën, llogaridhënien dhe efikasitetin e institucioneve publike.
TRAJNER: Dr. Vehbi Neziri
Z. Vehbi Neziri është ekspert me mbi 15 vite përvojë në arsim dhe zhvillim profesional, si dhe një njohës i thellë i teknologjisë së informacionit, financave publike dhe sistemeve të menaxhimit. Aktualisht, ai është profesor asistent në Universitetin për Biznes dhe Teknologji, si dhe ka një histori të gjatë angazhimi në projekte të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e sistemeve softuerike, financiare, menaxhimit të të dhënave dhe modernizimit digjital.
Gjatë karrierës së tij, Dr. Neziri ka kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe implementimin e sistemeve të ndryshme si Sistemi Informativ i Menaxhimit Financiar (SIMFK), integrimin e tij me platforma të tjera si BQK, ATK, KRPP dhe projekte të tjera në kuadër të Thesarit të Kosovës. Ai ka udhëhequr trajnime për qindra kandidatë të sektorit publik dhe privat duke i aftësuar ata për të përdorur teknologjitë moderne dhe praktikat më të mira në punën e tyre të përditshme.
Koha e organizimit
shtator 15 (Hënë) - 18 (Enjte)
Lokacioni
Mali i Zi, Ulqin
Ligjërues
Vehbi Neziri
