Maj, 2026

Pro-fatura
REGJISTRIMI
Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë
Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!
OnlineKlasë
HapurVende ende të lira për regjistrim
Detajet e ngjarjes
Auditimi i performancës identifikon mënyrat për përmirësimin e performancës së entitetit, i rekomandon dhe i inkurajon palët përgjegjëse për të bërë përshtatjet nevojshme për të përmirësuar proceset, sistemet dhe
Detajet e ngjarjes
Auditimi i performancës identifikon mënyrat për përmirësimin e performancës së entitetit, i rekomandon dhe i inkurajon palët përgjegjëse për të bërë përshtatjet nevojshme për të përmirësuar proceset, sistemet dhe kontrollet. Auditimi i performancës është shpesh një hap i madh për një organizatë, por si me çdo iniciativë të re, përfitimet e mundshme që mund të arrihen i tejkalojnë ndjeshëm përpjekjet për të arritur atje. Shkalla dhe vlera që fitohet nga një auditim i performancës varet kryesisht nga fushëveprimi i auditimit, si dhe nga progresi që organizata ka bërë në zbatimin me sukses për të instaluar një kulturë performance brenda organizatës.
Gjatë këtij seminari pjesëmarrësit do përfitojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme se si realizohet një auditim i plotë i performancës nga auditorët në njërën anë dhe cili është roli dhe përgjegjësitë e zyrtarëve në anën tjetër në përmirësimin e qeverisjes ekonomike, efikase dhe efektive dhe si do kontribuojë bashkëpunimi i tyre. Përmes diskutimeve interaktive, shembujve dhe rasteve studimore praktike, pjesëmarrësit do të fitojnë një kuptim të thellë të procesit të auditimit të performancës, rolit dhe përgjegjësive të tyre dhe do të jenë në gjendje të identifikojnë fushat për përmirësim në organizatën e tyre.
Objektivat e Seminarit:
● Të kuptuarit e parimeve dhe koncepteve të auditimit të performancës
● Identifikimi i temave të auditimit dhe fushave për përmirësim në performancën organizative
● Shqyrtimi i kornizës për një auditim të performancës duke përcaktuar rolet dhe përgjegjësitë e palëve të interesit- auditorit, menaxhmentit dhe menaxherëve të projekteve dhe kontratave
● Shqyrtimi i vlerës së një auditimi të performancës në realizimin e programeve dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve publike
● Përcaktimi i procesit dhe teknikave të duhura për të realizuar një auditim të performancës
● Përcaktimi i objektivave, fushëveprimit, kritereve, gjetjeve dhe rekomandimeve të auditimit të performancës
● Të kuptuarit e procesit të veprimeve korrigjuese nga perspektiva e një auditori dhe një të audituari.
Temat kryesore që do të shqyrtohen:
● Konceptet themelore, përfitimet dhe vlera e auditimit të performancës
● Dallimet në mes auditimit të performancës dhe llojeve tjera të auditimit
● Roli dhe përgjegjësitë e të gjithë palëve të interesit gjatë një auditimi të performancës
● Përkufizimi i ekonomisë, efikasitetit dhe efektivitetit
● Planifikimi i auditimit të performancës- përzgjedhja e lëndës së auditimit, objektivave, kritereve, fushëveprimit dhe metodologjisë
● Realizimi i auditimit të performancës
● Përpilimi i gjetjeve, konkluzioneve dhe rekomandimeve gjatë auditimit të performancës
Kujt i dedikohet seminari?
Seminari i dedikohet Udhëheqësve të auditimit të brendshëm, auditorëve të brendshëm, auditorëve të jashtëm, udhëheqësve dhe zyrtarëve të institucioneve publike që ndërlidhen me punën e auditimit të performancës, menaxherëve të projekteve dhe kontratave dhe zyrtarëve të tjerë që duan të mësojnë më shumë për auditimin e performancës dhe qeverisjes së organizatave të tyre në mënyrë ekonomike, efikase dhe efektive.
TRAJNER: Lirim Amiti
Z. Lirim Amiti është ligjërues në Institutin KAF.
Për të aplikuar online dhe për ta marrë marrëveshjen së bashku me faturë, klikoni KËTU.
Koha e organizimit
Maj 21 (Enjte) - 24 (Diel)
Lokacioni
Mali i Zi, Ulqin dhe Online
Ligjërues
Lirim Amiti
