Regjistrimet, Afati – Shtator 2026

qershor, 2026

01QershGjithë ditën20ShtatorRegjistrimet, Afati - Shtator 2026KLIKO - Lexo më shumë13 Vizitorë kanë aplikuar

REGJISTRIMI

Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

Online (3)Klasë (10)

HapurVende ende të lira për regjistrim

Detajet e ngjarjes

Afati për regjistrim mbetet i hapur nga data: 01 Qershor 2026, deri më 20 Shtator 2026.

 

VENDIM PËR SHPALLJEN E KONKURSIT PËR REGJISTRIMET E RREGULLTA

Instituti KAF shpall konkursin për regjistrimin e kandidatëve për afatin Shtator 2026, duke filluar nga data 01 Qershor 2026. Konkursi do të jetë i hapur deri më 20 Shtator 2026

Regjistrimet, Afati – Shtator 2026

Zbritje 40% deri më 20 Qershor 2026

AB Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik – Apliko

AC Auditor i Jashtëm i Certifikuar – Niveli i Tretë – Apliko

KC Kontabilist i Certifikuar – Niveli i Dytë –  Apliko

TK Teknik i Kontabilitetit – Niveli i Parë – Apliko

Vleresues i Bizneseve i Certifikuar – Apliko

Vleresues i Bizneseve i Licencuar – Apliko

Ekspert i Licencuar i Forenzikes Financiare – Apliko

Keshilltar Tatimor – Apliko

Keshilltar Tatimor i Licencuar – Apliko

Kontrollor i Certifikuar – Apliko

Kontrollor i Licencuar – Apliko

Menxher i Riskut i Certifikuar – Apliko

Auditor i IT i Certifikuar – Apliko

Certifikim ne IPSAS – Apliko

Zyrtar i Certifikuar ne Menaxhimin e Financave Publike – Apliko

CFO i Certifikuar – Apliko

Certifikim Amerikan CMA® – Apliko


Zbritjet për regjistrime të hershme:


Faza e Parë:
40% zbritje për regjistrimet dhe pagesat e kryera deri më 20.06.2026.
Faza e Dytë:
30% zbritje për regjistrimet dhe pagesat e kryera deri më 20.07.2026. 
Faza e Tretë:
20% zbritje për regjistrimet dhe pagesat e kryera deri më 20.08.2026.
Faza e Katërtë:
10% zbritje për regjistrimet dhe pagesat e kryera deri më 20.09.2026.

 

Kushtet për Përfitimin e Zbritjeve

 

• Zbritjet vlejnë vetëm për kostot e regjistrimit, trajnimit dhe anëtarësimit si student.
• Zbritjet janë të vlefshme vetëm në rastet e vetëfinancimit nga kandidatët ose kur pagesa mbulohet nga sektori privat.
• Zbritjet nuk vlejnë për sektorin publik. Në këto raste, institucionet publike mund të kërkojnë zbritje në baza grupore, sipas ofertave të personalizuara nga Instituti KAF. • Zbritja zbatohet në pagesën e këstit të fundit nëse kandidati i ka respektuar datat e kësteve (nëse ka paguar me këste); në të kundërtën, është i obliguar të paguajë koston standarde pa zbritje.

 

Shënim me rëndësi: Në rast se kandidati nuk kryen pagesën e plotë ose këstet përkatëse brenda afateve të përcaktuara, ai humbet automatikisht të drejtën për të përfituar nga zbritjet e ofruara dhe obligohet ta paguajë shumën e plotë pa zbritje; në të kundërtën, do të ndërmerren masa përmbarimore.

 

Afatet e Pagesave për Tarifat e Regjistrimit dhe Trajnimit

Tarifat mund të paguhen:

1. Në pagesë të plotë dhe

2. Në këste:

– Kësti i Parë: Kosto e regjistrimit, në momentin e aplikimit.
– Kësti i Dytë:
Nga data 1 deri 10 Tetor 2026.
– Kësti i Tretë:
Nga data 1 deri 10 Nëntor 2026.
– Kësti i Katërtë:
Nga data 1 deri 10 Dhjetor 2026.

 

Shënim: Pagesa e këstit të parë (regjistrimi i plotë) është e obligueshme në momentin e aplikimit. Pa kryerjen e kësaj pagese, kandidati humb të drejtën për të ndjekur trajnimet. Për biznese dhe kompani private nuk aplikohen këstet e pagesës.


Politikat e Rimbursimit

• Kandidatët që paguajnë vlerën e plotë ose një pjesë të saj dhe më pas kërkojnë ndërprerjen e trajnimit ose rimbursim të mjeteve nuk kanë të drejtë kthimi të mjeteve, as para fillimit dhe as gjatë zhvillimit të trajnimit; gjithashtu, duhet të shlyejnë detyrimin financiar të plotë për kualifikimin përkatës.
• Kjo politikë vlen për të gjitha rastet dhe është pjesë integrale e kushteve të regjistrimit.

 

Orari i trajnimit në IKAF – Kryesisht trajnimet organizohen jashtë orarit të rregullt të punës, duke u përshtatur me nevojat e pjesëmarrësve.

 

Përgjegjësitë dhe Zbatimi

• Shërbimet Administrative të Institutit KAF janë përgjegjëse për publikimin dhe zbatimin e konkursit.
• Vendimi hyn në fuqi nga data e nënshkrimit dhe është i vlefshëm deri në përfundimin e regjistrimeve për afatin Shtator 2026.
• IKAF rezervon të drejtën të anulojë organizimin e një trajnimi të caktuar në rast se nuk arrihet numri minimal prej 15 kandidatëve të regjistruar.

 

NJOHJA E KUALIFIKIMEVE/ MODULEVE


Për kandidatët/studentët të cilët paraprakisht kanë përfunduar kualifikime/ module në Universitete/ Kolegje/ Shoqata/ Institute të tjera në fusha të ngjashme, Instituti KAF mundëson shqyrtimin e njohjeve të moduleve (provimeve) & kualifikimeve të parapara me rregulloret e Institutit (ikaf.org/njohja-e-kualifikimeve). Po ashtu, kandidatët/studentët që përfundojnë trajnimet/ certifikimet në IKAF, u krijohet mundësia e aplikimi për anëtarësi në organizatën ndëkombëtare si: AAT® (The Association of Accounting Technicians), ICB Global ® (The Institute of Certified Bookkeepers), IMA® (Institute of Management Accountants), IIA Global® (The Institute of Internal Auditors) dhe njohje individulae nëpër organizata të ndryshme.

ZYRA PËR PRANIM TË GATSHËM PËR T’JU OFRUAR NDIHMË

Ne ju asistojmë gjatë gjithë procesit të aplikimit, ju informojmë për rezultatet e aplikimit dhe ju udhëzojmë për fillimin e trajnimeve për certifime profesionale.

KONTAKT: Cel. +383 (0) 44 118 346 I Tel: +383 (0) 38 220 608 I Email: trajnim@ikaf.org
Web: www.ikaf.org I Adresa: Rr. Nazim Gafurri, Nr. 15 – Prishtinë

Stafi ynë është në dispozicion për ju nga ora 08:30 deri 17:00, çdo ditë pune.

 

Koha e organizimit

Qershor 1 (Hënë) - Shtator 20 (Diel)