SEMINAR – Menaxhimi i integruar i burimeve financiare dhe auditimit – Planifikimi dhe Ekzekutimi i Buxhetit, Menaxhimi i Kontratave, Auditimi i Brendshëm dhe Forcimi i Llogaridhënies Publike

shtator, 2026

24ShtatorGjithë ditën27SEMINAR - Menaxhimi i integruar i burimeve financiare dhe auditimit - Planifikimi dhe Ekzekutimi i Buxhetit, Menaxhimi i Kontratave, Auditimi i Brendshëm dhe Forcimi i Llogaridhënies PublikeIKAF ju fton të merrni pjesë në SEMINARIN e radhës të organizuar në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional Pjesëmarrja: 660.00€ (për regjistrimet dhe pagesat e kryera deri më 11.09.2026, çmimi standard 720.00€) EVP (CPD): 12 EVP/CPD Rezervimi: 11 Shtator 2026 Lokacioni: Mali i Zi, Budva, Beçiq 5 Vizitorë kanë aplikuar

Pro-fatura

REGJISTRIMI

Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

OnlineKlasë

HapurVende ende të lira për regjistrim

Lista e aplikuesve 2

INBG

Detajet e ngjarjes

Çfarë përmban programi i seminarit ?

Ky seminar është konceptuar për zyrtarët dhe udhëheqësit e ministrive, komunave, agjencive dhe ndërmarrjeve publike, si dhe për profesionistët e sektorit privat që menaxhojnë, kontraktojnë ose auditojnë fonde publike. Qëllimi është forcimi i njohurive profesionale në menaxhimin e integruar të burimeve financiare dhe në auditim. Ndryshe nga trajnimet që i trajtojnë këto fusha veçmas, seminari e ndërton menaxhimin e burimeve publike si një zinxhir të vetëm: nga plani strategjik te ndarja buxhetore, nga kontrata te pagesa, nga rreziku te kontrolli dhe, në fund, nga gjetja e auditimit te veprimi korrigjues. Theksi vihet te lidhja praktike ndërmjet këtyre komponentëve, te ndërgjegjësimi për rrezikun — nevoja për t’i identifikuar, kuptuar dhe menaxhuar aktivisht rreziqet, jo vetëm për t’i listuar ato — dhe te forcimi i llogaridhënies përmes zbatimit efektiv të rekomandimeve të auditimit. Synimi është që çdo pjesëmarrës, pavarësisht funksionit që ushtron, ta kuptojë se ku e nis dhe ku e mbyll rrethin puna e tij dhe pse gjetjet e njëjta përsëriten vit pas viti kur një hallkë e zinxhirit shkëputet.

Temat kryesore të trajnimit:

I. Nga planifikimi strategjik te buxheti

• Kuadri i menaxhimit të financave publike dhe ndarja e përgjegjësive institucionale.
• Lidhja e planit strategjik institucional me kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe me buxhetin vjetor.
• Planifikimi i prokurimit si vazhdim i planifikimit buxhetor, jo si proces i veçuar.
• Kostot e planifikimit joreal: mbivlerësimi i të hyrave, projektet pa mbulesë shumëvjeçare, ndarjet e pashpenzuara.
• Treguesit e performancës dhe raportimi ndaj strukturave mbikëqyrëse.

II. Ekzekutimi i buxhetit dhe cikli i kontratës publike

• Nga nënshkrimi te implementimi: roli i njësisë kërkuese dhe i menaxherit të kontratës.
• Anekset, porositë shtesë dhe ndryshimet — kur lejohet ndërhyrja dhe si dokumentohet.
• Menaxhimi i afateve, penaliteteve dhe raportimit periodik.
• Cikli i pagesës dhe ndarja e roleve mes zyrtarit zotues, verifikues dhe certifikues.
• Dokumentacioni mbështetës i pagesës dhe testet që i bëhen atij gjatë auditimit.
• Obligimet e papaguara, vonesat në pagesa dhe pasojat e tyre buxhetore.
• Gjurmueshmëria përmes sistemeve digjitale të thesarit, e-prokurimit dhe arkivave elektronike.

III.  Rreziku dhe kontrolli i brendshëm financiar

• Nga lista te ndërgjegjësimi: dallimi praktik mes regjistrit të rrezikut si dokument formal dhe menaxhimit të rrezikut si proces i vazhdueshëm i vendimmarrjes.
• Kultura institucionale e rrezikut — si arrihet që rreziku të njihet dhe të raportohet para se të materializohet, e jo pasi të shfaqet në raport auditimi.
• Identifikimi, vlerësimi dhe përgjigjja ndaj rrezikut në secilën fazë të zinxhirit financiar.
• Kontrollet parandaluese, zbuluese dhe korrigjuese; si zgjidhet raporti kosto–përfitim mes tyre.
• Përgjegjësia menaxheriale dhe deklarata vjetore e llogaridhënies.
• Ushtrim praktik: ndërtimi i një regjistri rreziku për një projekt kapital shumëvjeçar.

IV.  Auditimi i brendshëm, rekomandimet dhe llogaridhënia

• Auditimi i brendshëm si mbështetje e menaxhmentit, jo si inspektim.
• Pavarësia funksionale, plani vjetor i bazuar në rrezik dhe raportimi te komiteti i auditimit.
• Qasja e auditimit të jashtëm dhe gjetjet më të përsëritura në sektorin publik.
• Pse rekomandimet nuk zbatohen: analiza e shkakut rrënjësor, jo e simptomës.
• Ndërtimi i planit të veprimit me pronar, afat dhe evidencë mbylljeje.
• Monitorimi i statusit të rekomandimeve dhe raportimi publik.

Rezultatet e Mësimit: 

Në përfundim të seminarit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
• Identifikojnë lidhjet kryesore ndërmjet planifikimit strategjik e buxhetor, ekzekutimit të buxhetit dhe menaxhimit të kontratave publike.
• Vlerësojnë rreziqet kryesore në proceset e menaxhimit financiar publik dhe aplikojnë qasje praktike për ndërgjegjësim e menaxhim aktiv të tyre.
• Analizojnë rolin e auditimit të brendshëm në mbështetjen e menaxhmentit dhe në forcimin e llogaridhënies.
• Aplikojnë metoda efektive për zbatimin dhe monitorimin e rekomandimeve të auditimit.
• Integrojnë elementet e planifikimit, ekzekutimit, prokurimit, auditimit dhe llogaridhënies në një sistem të qëndrueshëm të menaxhimit të burimeve financiare.

Bashkëveprimi Institucional dhe Mekanizmat e Kontrollit

Në çdo temë kthehemi te e njëjta pyetje praktike: kush ia dorëzon çfarë kujt dhe çfarë ndodh kur ajo dorëzim vonohet ose mungon. Trajtohet bashkëveprimi ndërmjet prokurimit, financës, njësisë kërkuese dhe auditimit të brendshëm, si dhe përgjegjësia e menaxhmentit të lartë ndaj institucioneve të mbikëqyrjes.

Metodologjia e Trajnimit

• Prezantime dinamike dhe interaktive, të bazuara në përvojë praktike nga financat publike dhe auditimi.
• Raste praktike të anonimizuara nga raporte auditimi dhe nga përvoja e institucioneve buxhetore.
• Ushtrime në grup mbi proceset e kontratës, dokumentimin financiar dhe vlerësimin e rrezikut.
• Simulim i vazhdueshëm: një projekt i vetëm publik ndiqet nëpër të gjitha temat, nga plani deri te mbyllja e rekomandimit.
• Diskutim i hapur dhe panel me pjesëmarrje aktive në ditën e fundit.

Kujt i dedikohet seminari?

Ky seminar u dedikohet të gjitha niveleve të menaxhimit dhe kontrollit në organizatat buxhetore dhe institucionet publike, përfshirë:

• Udhëheqësve dhe menaxherëve të njësive buxhetore qendrore e lokale dhe të ndërmarrjeve publike.
• Zyrtarëve financiarë dhe specialistëve të planifikimit e ekzekutimit të buxhetit.
• Menaxherëve të kontratave dhe zyrtarëve të prokurimit publik.
• Zyrtarëve zotues, verifikues dhe certifikues të pagesave.
• Auditorëve të brendshëm dhe zyrtarëve të kontrollit të brendshëm financiar.
• Zyrtarëve të menaxhimit të riskut, pajtueshmërisë dhe raportimit.
• Kontabilistëve, auditorëve dhe konsulentëve të sektorit privat që kontraktojnë me institucionet publike ose i mbështesin ato profesionalisht.

TRAJNER: Bezad Halilaj

Bezad Halilaj është Zëvendës Auditor i Përgjithshëm dhe ligjërues në Institutin KAF. Në vitin 2020 dhe 2021 ka ushtruar poziten e Drejtorit të përkohshëm jo ekzekutiv të Bordit të Drejtorëve të KEK-ut si dhe Kryesuesit të Komitetit të Auditimit. Në të njejtën kohë ka ofruar shërbime të këshillëdhënies në fushën e auditimit, në cilësinë e Këshilltarit të Auditimit në projektin e USAID-TEAM “Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse”. Nga viti 2014 deri në vitin 2020, ka mbajtur pozitën e Shefit të Auditimit të Brendshëm në Bankën Qendrore të Republikës se Kosovës. Ndërsa për një dekadë (2004 – 2014) ka punuar në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës (tash Zyra Kombëtare e Auditimit), në pozitën e Drejtorit të Departamentit të Auditimit nga 2009 deri në 2014 dhe si Udhëheqës i Ekipit përkatësisht Auditor në periudhën 2004-2009. Në vitet 2010 – 2011, me autorizim të Auditorit të Përgjithshëm, ka ligjëruar në fushën e auditimit të jashtëm në programin për çertifikim të zyrtarëve financiar të sektorit publik, i zbatuar nga Ministria e Financave.  Që nga viti 2015 është ligjerues në Institutin për Kontabilitet, Auditim dhe Financa kryesisht në fushën e auditimit të jashtëm dhe të brendshëm.

Koha e organizimit

shtator 24 (Enjte) - 27 (Diel)

Lokacioni

Mali i Zi, Budva, Beçiq

Ligjërues

Bezad Halilaj