nëntor, 2020

Pro-fatura
REGJISTRIMI
Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë
Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!
Online (21)Klasë
HapurVende ende të lira për regjistrim
Agjenda
Dita e Parë (20 Nëntor 2020)
Pjesa I: 17:00 – 18:30; Pauza: 18:30 – 18:45, Pjesa II: 18:45 – 20:00
Dita e Dytë (21 Nëntor 2020)
Pjesa I: 09:00 – 10:30; Pauza: 10:30 – 10:45, Pjesa II: 10:45 – 12:00; Pauza: 12:00 – 13:00;
Pjesa III: 13:00 -14:30; Pauza: 14:30 – 14:45; Pjesa IV: 14:45 – 16:00.
Detajet e ngjarjes
Çfarë përmban programi i seminarit?Ky trajnim siguron njohuri të nevojshme për planin strategjik, vjetor dhe të angazhimit në auditimin ebrendshëm. Përmes prezantimit, diskutimeve në grup dhe shembujve praktik, pjesëmarrsit
Detajet e ngjarjes
Çfarë përmban programi i seminarit?
Ky trajnim siguron njohuri të nevojshme për planin strategjik, vjetor dhe të angazhimit në auditimin ebrendshëm. Përmes prezantimit, diskutimeve në grup dhe shembujve praktik, pjesëmarrsit do tëmarrin njohuri të reja dhe përvojë për përgatitjen e planeve në auditimin e brendshëm, ashtu siçkërkohet me Standarde Ndërkombëtare dhe bazuar në Ligjet e aplikueshme.
Qëllimi I Këtij Seminari
E drejta për privatësi është e drejtë bazike!
Skandalet që lidhen me shkeljet në privatësi dhe ndikimi kritik që ato kanë në organizatë janë në rritje esipër, sidomos gjatë pandemisë COVID-19. Për t’ju përgjigjur kërkesave që dalin nga GDPR (GeneralData Protection Regulation/ Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave) dhe ligjeve lokale,duhet mbikëqyrje intensive nga rregullatorët dhe organet mbikëqyrëse për të shtyrë zbatimin e masavepër të siguruar privatësinë në organizata.
Privatësia e të dhënave është e drejtë e qytetarëve që të kenë kontroll mbi të dhënat e tyre personaletë cilat mblidhen dhe shfrytëzohen për qëllime të caktuara nga entitete e ndryshme.
Të dhëna personale janë të gjitha informacionet ose karakteristikat të cilat mund të përdoren për tëidentifikuar ose gjurmuar identitetin e një personi. Të dhëna personale janë: emri, numri personal, tëdhënat biometrike, etj. Mbrojtja e të dhënave personale është hapi i parë në mbajtjen e të dhënave tëindividëve – private. Mbrojtja e të dhënave personale është procesi i ruajtjes së këtyre informatave ngakorruptimi, keqpërdorimi, ose humbja. Ky proces në Evropë është rregulluar me direktivën General DataProtection Regulation – GDPR nga viti 2016. E njëjta është transpozuar në Ligjin për Mbrojtjen e tëDhënave Personale në Kosovë nga viti 2019.
Gjatë këtij seminari do të trajtohen të gjithë hapat që një kompani apo organizatë duhet të ndërmarrëpër implementimin e kërkesave të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky proces do tëzhvillohet në hapat si më poshtë:
- Identifikimi të dhënave personale që kompania ruan, transmeton apo përpunon
- Analizimi i implementimit të GDPR
Analizimi i implementimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kosovë:
- Identifikimi i kërkesave
- Zbatimi praktik i kërkesave
Mbrojtja e të dhënave dhe implikimi në privatësinë gjatë mësimit online dhe nga distanca gjatë situatësCOVID – do të jetë rasti konkret ku gjatë seminarit do të diskutohen përkufizimet dhe kërkesat teorike,duke ofruar rekomandime praktike të implementimit të kontrolleve adekuate.
Kujt i dedikohet seminari?
Seminari i dedikohet kontabilistëve, financierëve dhe të gjithë ata që i takojnë këto tema.
Koha e organizimit
nëntor 20 (Premte) - 21 (Shtunë)
Lokacioni
IKAF Prishtinë dhe Online
Ligjërues
Msc. Dafina Sadiku-Hasani, CISA, CRISC, ISO 27001 LA & Msc. Kosovare Alaj, CISM, CRISC
Organizator
Instituti KAF
