CERTIFIKIM – Teknik i Kontabilitetit (Trajnim Online – Veror)

korrik, 2020

10Korrik(Korrik 10)5:00 pm30Shtator(Shtator 30)8:00 pmNgjarje e mbajturCERTIFIKIM - Teknik i Kontabilitetit (Trajnim Online - Veror)Certifikimi - TK Teknik i Kontabilitetit (Niveli i parë) Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: Trajnim online

Pro-fatura

Shkarko këtu  20% për pjesë e paguar deri me datë 10.07.2020

REGJISTRIMI

Regjistrimi është e mbyllur në këtë kohë.

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

Lista e aplikuesve 1

BZ

Detajet e ngjarjes

Instituti KAF, më datë 22.06.2020 shpall konkurs regjistrimi për CERTIFIKIMIN – Teknik i Kontabilitetit (Trajnim Online – Veror)

Çfarë është programi
Teknik i Certifikuar i Kontabilitetit?

Teknikët e Kontabilitetit kanë një rol shumë të rëndësishëm për të gjitha ndërmarrjet, që nga bizneset private të reja, departamentet qeveritare e deri tek korporatat. Teknikët e Kontabilitetit u ndihmojnë kontabilistëve profesionistë për të mbledhur, kontrolluar dhe analizuar informacionet financiare. Ky është një kualifikim zhvillues për zyrtarë si dhe për stafin administrativ, po ashtu, një bazë e pa evitueshme për ata që duan të kualifikohen si kontabilist të certifikuar.

TK Modulet obligative
TK F1 Kontabilisti në Biznes 
TK F2 Kontabiliteti Menaxherial
TK F3 Kontabiliteti Financiar
TK F6 Tatimet 

*Modul jo-obligativ: 
BC1 Kontabiliteti i Kompjuterizuar në Praktikë (me softuer të kontabilitetit)

ZBRITJE: 20% për pjesë e paguar deri me datë 10.07.2020
Mundësi pages edhe me këste.

Kosto TK/ Trajnimi Online për modulet obligative

Përshkrimi

Njësia

Çmimi

Vlera

Regjistrimi

1

165 €

165€

Trajnimi, Literatura dhe Qasja në Sistem

3

100 €

300€

Njohja e provimit F1 Kontabilisti në Biznes (Për Ekonomist)**

1

30 €

30€

Provimet falas, nëse vijohen min. 2/3 e ligjeratave. (Kosto e provimit 30 Euro)***

3

0 €

0€

Anëtarësia vjetore falas ose deri në certifikim (Cila të ndodhe e para. Kosto vjetore 45 Euro)

1

0 €

0€

Gjithsej:

495€

Merrni faturë automatike nga sistemi ynë: Kliko këtu

***IKAF ofron FALAS provimin për vijuesit e rregullt në ligjërata 
Kandidatët duhet të vijojnë së paku 2/3 e ligjëratave. Paraqitja e provimit brenda afatit është obligative për të gjithë, kurse për kandidatët që nuk bëjnë pjesë nga lirimi i pagesës për provim, duhet ta bëjnë edhe pagesën për provim brenda afatit (edhe për herë të parë).2

**Sqarim:  Kosto e paraqitur në  tabelë  vlenë  vetëm  për  ekonomistat  e  diplomuar. Jo-ekonomistat  obligohen  me  vijim  të ligjëratave dhe provimit të Modulit “F1 Kontabilisti në Biznes” me kosto shtesë prej 100.00 Euro. 

*I rekomandojm regjistrimin dhe vijimin e modulit jo-obligativ BC1 Kontabiliteti i Kompjuterizuar në Praktikë (me softuer të kontabilitetit) gjithë atyre që ju mungon përvoja e punës me softuer kontabiliteti. Kosto e këtij moduli është 95Euro

Vendi i organizimit dhe orari:
Orari: Orari i ligjëratave do të organizohet 3 deri 4 herë në javë. Gjatë ditëve të punës ligjëratat do të organizohen nga ora 17:00 – 20:00, ndërsa të Shtunen do të jetë 09:00 – 13:00.

Kriteret për regjistrim (para fillimit të trajnimit):
–     Formulari i Regjistrimit;
–     Diploma e Shkollës së Mesme ose Bachelor ( e preferuar)
–     CV-ja;

FAZAT A PLIKIMIT ONLINE
1) Aplikimin për regjistrim në ueb mund të bëhet duke përcaktuar trajnimin/certifikimin e caktuar. Aplikimi juaj online do të konfirmohet duke shfaqur mesazhin – “aplikimi është dërguar me sukses”.
2) Konfirmimi nga stafi i Institutit – Sapo aplikimi online juaj të jetë pranuar dhe verifikuar, kërkesa juaj do të vlerësohet nga stafi i Institutit. Ju do të informoheni me email ose tel për hapat e ardhshëm.


Përpara se të aplikoni online – Ju mund të kontrolloni njohjet e moduleve të caktuara online nga lista e programeve të diplomave/certifikatave të njohura nga IKAF.

Njohja ndërkombëtare të certifikimeve:
Studentët që përfundojnë certifikimin Bookkeeping (Nëpunës Kontabiliteti) në IKAF, automatikisht u krijohet mundësia e aplikimit për anëtarësi në organizatën britanike AAT® dhe ICB Global®. Përveç nivelit Bookkeeping, të anëtarësuarit në IKAF që mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje janë edhe ata të nivelit Teknik Kontabiliteti dhe Kontabilistë të Certifikuar.

Kandidatët/studentët që përfundojnë trajnimet/ certifikimet në IKAF, u krijohet mundësia e aplikimi për anëtarësim në organizatat ndëkombëtare, ku IKAF mund të ju asistoj për anëtarësim tek: 
– AAT® (The Association of Accounting Technicians) dhe
– ICB Global® (The Institute of Certified Bookkeepers).

Zyra për pranim të gatshëm për t’ju ofruar ndihmë:
Ne ju asistojmë gjatë gjithë procesit të aplikimit, ju informojmë për rezultatet e aplikimit dhe ju udhëzojmë për fillimin e trajnimeve për certifime profesionale.

KONTAKT: 
Cel. +38344118346  &  Tel. +38338220608  
Email. trajnim@ikaf.org & Web. www.ikaf.org
Adresa: Rr.Bedri Pejani Nr.1 – Prishtinë

Stafi ynë është në dispozicion për ju nga ora 08:30 deri 17:00, çdo ditë pune.

Koha e organizimit

Korrik 10 (Premte) 5:00 pm - Shtator 30 (Mërkurë) 8:00 pm

Organizator

Instituti KAF