CERTIFIKIM – Teknik i Kontabilitetit

mars, 2024

01MarsGjithë ditën31KorrikCERTIFIKIM - Teknik i KontabilitetitCertifikimi - TK Teknik i Kontabilitetit (Niveli i parë) Pjesëmarrja: Me pagesë Rezervimi: 60 ditë para 126 Vizitorë kanë aplikuar

REGJISTRIMI

Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

Online (109)Klasë (17)

HapurVende ende të lira për regjistrim

Detajet e ngjarjes

 

Instituti KAF më datë:  31.12.2023, shpall Konkursin për Regjistrimin e Studentëve të rinjë për Afatin, Shkurt 2024, i cili do të jetë i hapur deri më datën: 20 Shkurt 2024.

TITULLI I CERTIFIKIMIT/KUALIFIKIMIT:

1.1 TEKNIK I KONTABILITETIT – TK

Institucioni Akreditues:

Niveli KKK

Kreditë:

Kohëzgjatja:

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve

IV

55 AAP-ECVET

160 Orë teorike

Njohja Ndërkombëtare

Pasi të Certifikoheni si Teknik i Kontabilitetit ju mund të bëheni anëtarë në organizatat ndërkombëtare si-motra me të cilat IKAF ka marrëveshje si:

International Certified Bookkeepers (ICB Global)

The Association of Accounting Technicians (AAT)

Përmbledhje mbi Kualifikimin

Ky kualifikim ka për qëllim zhvillimin e njohurive të nevojshme për te gjithë ata të cilët dëshirojnë te punojnë si asistent/ndihmës kontabilist ne sektorin privat apo publik. Gjithashtu është një baze e pa evitueshme për ata të cilët duan të kualifikohen si kontabilistë të certifikuar.

Modulet e Kualifikimit

F1 Kontabilisti në Biznes

F2 Kontabiliteti Menaxherial

F3 Kontabiliteti Financiar

F6 Tatimet

Kriteret për Regjistrim

– Diploma e shkollës së mesme ose diplomë universitare;

– Aplikacionin e plotësuar për regjistrim së bashku me dokumentet tjera të kërkuara në këtë aplikacion.

Kosto Financiare

Regjistrimi & Qasja ne Sistem

165 €

Trajnimi & Literatura Moduli F2

100 €

Trajnimi & Literatura Moduli F3

100 €

Trajnimi & Literatura Moduli F6

100 €

Anëtarësia – Anëtarë Student TK

45 €

Kosto Standarde

510 €

Forma e Trajnimit dhe Zbritja

TRAJNIME NË KLASË

TRAJNIME ONLINE

VETËSTUDIM

20% zbritje

20% zbritje

20% zbritje

408 €

408 €

408 €

APLIKO KËTU

APLIKO KËTU

APLIKO KËTU

Faza II e regjistrimit  21.Janar 2024 – 20 Shkurt 2024

Kriteret përfituese për kandidatët e regjistruar deri më datën e cila ndërlidhet me fazën e caktuar të regjistrimit:

·         Të gjithë kandidatë të cilët regjistrohen, para fillimit të trajnimit duhet paraprakisht t’i plotësojnë: procedurat dhe kriteret e publikuara, të plotësojnë – – Formularin e Regjistrimit, dokumentacionin e kërkuar bazuar në kriteret e kërkuara, si dhe duhet të nënshkruajnë Kontratën me IKAF; 

·         –Zbritjet përfitohen duke paguar brenda datave të zbritjes të gjithë koston e trajnimit (pa pjesën e provimeve) ose duke paguar të paktën koston e regjistrimit. Pjesa e mbetur e detyrimit mund të paguhet me këste mujore, në marrëveshje me Institutin KAF. Numri/ vlera e kësteve mujore është e barabartë me numrin/ vlerën e moduleve në një certifikim. Nëse paguhet me këste, zbritja do zbatohet në këstin e fundit të mbetur për pagesë. 

·         –Pra, pagesa ose kësti i parë nëse aplikoni me këste (pas pagesës së regjistrimit), duhet të paguhet jo më vonë se deri me datën 05 të muaj vijues; 

·         –Respektimi i datave të kësteve (nga data 1 deri në datën 5, fillimi i muajit) është i domosdoshëm, në të kundërt humbet plotësisht e drejta e zbritjeve.

 -Zbritjet janë dhënë si rezultat i regjistrimeve të hershme, por këto zbritje NUK aplikohen në rastet kur financues janë Institucionet publike apo kompanitë publike. Në këto raste kandidatët do përfitojnë pikë (bonuse) të cilat mund t’i përdorin për pagesa rreth vijimit të seminareve (edukimit të vazhdueshëm profesional). 

Kurse, për aplikime grupore nga institucionet/kompanitë publike, kërkoni ofertë për zbritje!

 

Kosto e provimit: Kjo kosto paguhet vetëm kur ju ti nënshtroheni provimit, varësisht nga forma e provimit të cilin je e zgjidhni!

Provimi në klasë për modul

30 €

Provimi kompjuterik për modul

45 €

Kosto e njohjes se modulit (Kjo kosto vlen vetëm për ekonomistët)

30 €

Trajnimi & Literatura Moduli F1 Kontabilisti në Biznes (Kjo kosto paguhet vetëm nga individët të cilët nuk janë ekonomist të diplomuar, dhe duhet ti nënshtrohen edhe provimit shtesë F1 Kontabilisti në Biznes)

100 €

Kriteret për Certifikim

– Të posedojë Diplomën e shkollës së mesme ose diplomë universitare;

– Të kenë vijuar dhe kaluar katër (4) provimet e certifikimit për këtë qëllim (Provimi quhet i dhënë nëse arrihet 50% e pikëve ne test).

Ndërlidhja me Kualifikimet Tjera

Teknik i Kontabilitetit është parakusht për të regjistruar nivelin ”Kontabilist i Certifikuar”.

Kontakto:

Mob.: +383 44 118 346 + 383 44 500 326

Fix.: +383 38 220 608

Email: trajnim@ikaf.org

Adresa: Rr. Nazim Gafurri, Nr.15 – Prishtinë

Orari Punës: 08:30 deri 17:00 (E Hënë-E Premte)

Ne ju asistojmë gjatë gjithë procesit të aplikimit, ju informojmë për rezultatet e aplikimit dhe ju udhëzojmë për fillimin e trajnimeve për certifikime profesionale.

Koha e organizimit

Mars 1 (Premte) - Korrik 31 (Mërkurë)

Organizator

Instituti KAF