CERTIFIKIM – Auditor i Brendshëm i Certifikuar

mars, 2024

01MarsGjithë ditën31KorrikCERTIFIKIM - Auditor i Brendshëm i CertifikuarAB Auditor i Brendshëm i Certifikuar për Sektorin Privat dhe Publik Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: Online 36 Vizitorë kanë aplikuar

REGJISTRIMI

Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

Online (27)Klasë (9)

HapurVende ende të lira për regjistrim

Lista e aplikuesve 27

YEYDVBVLUVSBSTSQRBOSMPMILAFHFEEHDRDGBDAZAAANABARAKASAZ

Detajet e ngjarjes

Instituti KAF më datë: 31.12.2023, shpall Konkursin për Regjistrimin e Studentëve të rinjë për Afatin, Shkurt 2024 i cili do të jetë i hapur deri më datën: 20 Shkurt 2024

TITULLI I CERTIFIKIMIT/KUALIFIKIMIT:

2 AUDITOR I BRENDSHËM NË SEKTORIN PRIVAT DHE PUBLIK (AB)

Institucioni Akreditues:

Niveli KKK

Kreditë:

Kohëzgjatja:

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve

V

60 AAP-ECVET

200 Orë teorike

Përmbledhje mbi Kualifikimin

Kualifikimi për Auditim të Brendshëm në Sektorin Privat dhe Publik është kualifikim profesional për ushtrimin e detyrës në gjitha sektorët ku nevojitet një intensifikim i njohurive në të gjitha aspektet e rolit të auditimit të brendshëm, menaxhimit të riskut, kontrollit dhe qeverisjes, në të cilat fusha operon auditori i brendshëm. Ndryshe nga të gjitha kualifikimet e tjera, ky kualifikim është i dizajnuar në mënyrë specifike për të bashkërenduar nevojat e auditimit të brendshëm dhe llogaritet si një benchmark për profesionin, bazuar në standardet e njohura ndërkombtarisht.

Modulet e Kualifikimit

AB1 Mjedisi i Auditimit të Brendshëm

AB2 Risqet dhe Kontrollet Financiare

AB3 Praktika e Auditimit të Brendshëm

AB4 Auditimi i Sistemeve të Informacionit

AB5 Qeverisja e Korporatave dhe Menaxhimi i Riskut

Kriteret për Regjistrim

– Diploma Universitare;

– Aplikacionin e plotësuar për regjistrim së bashku me dokumentet tjera të kërkuara në këtë aplikacion.

Kosto Financiare

Regjistrimi & Qasja ne Sistem

200 €

Trajnimi & Literatura Moduli AB1

200 €

Trajnimi & Literatura Moduli AB2

200 €

Trajnimi & Literatura Moduli AB3

200 €

Trajnimi & Literatura Moduli AB4

200 €

Trajnimi & Literatura Moduli AB5

200 €

Anëtarësia – Anëtarë Student AB

80 €

Kosto Standarde

1,280 €

Forma e Trajnimit dhe Zbritjet

TRAJNIME NË KLASË

TRAJNIME ONLINE

VETËSTUDIM

      20% zbritje      20% zbritje

20% zbritje

1024 €

         1024 € 1024 €

APLIKO KËTU

APLIKO KËTU

APLIKO KËTU

Faza II e regjistrimit  21 Janar 2024 – 20 Shkurt 2024

Kriteret përfituese për kandidatët e regjistruar deri më datën e cila ndërlidhet me fazën e caktuar të regjistrimit:

· Të gjithë kandidatë të cilët regjistrohen, para fillimit të trajnimit duhet paraprakisht t’i plotësojnë procedurat dhe kriteret e publikuara, të plotësojnë Formularin e Regjistrimit, dokumentacionin e kërkuar bazuar në kriteret e kërkuara, si dhe duhet të nënshkruajnë Kontratën me IKAF;

· Zbritjet përfitohen duke paguar brenda datave të zbritjes të gjithë koston e trajnimit (pa pjesën e provimeve) ose duke paguar të paktën koston e regjistrimit. Pjesa e mbetur e detyrimit mund të paguhet me këste mujore, në marrëveshje me Institutin KAF. Numri/ vlera e kësteve mujore është e barabartë me numrin/ vlerën e moduleve në një certifikim. Nëse paguhet me këste, zbritja do zbatohet në këstin e fundit të mbetur për pagesë.

· Pra, pagesa ose kësti i parë nëse aplikoni me këste (pas pagesës së regjistrimit), duhet të paguhet jo më vonë se deri me datën 05 të muaj vijues;

· Respektimi i datave të kësteve (nga data 1 deri në datën 5, fillimi i muajit) është i domosdoshëm, në të kundërt humbet plotësisht e drejta e zbritjeve.

Zbritjet janë dhënë si rezultat i regjistrimeve të hershme, por këto zbritje NUK aplikohen në rastet kur financues janë Institucionet publike apo kompanitë publike. Në këto raste kandidatët do përfitojnë pikë (bonuse) të cilat mund t’i përdorin për pagesa rreth vijimit të seminareve (edukimit të vazhdueshëm profesional).

Kurse, për aplikime grupore nga institucionet/kompanitë publike, kërkoni ofertë për zbritje!

 

 

Kosto e provimit: Kjo kosto paguhet vetëm kur ju ti nënshtroheni provimit, varësisht nga forma e provimit të cilin je e zgjidhni!

Provimi në klasë për modul

85 €

Provimi kompjuterik për modul

100 €

Kosto e rastit studimor: Të regjistruarit pa-përvojë pune minimumi 2 vite në Auditimin e Brendshëm duhet të paguajnë kosto shtesë prej 200 €

Kriteret për Certifikim

– Të posedojë Diplomën universitare;

– Të ketë përfunduar me sukses provimet e parapara në këtë kualifikim;

– Dëshmi për së paku tre (3) vite përvojë pune eksperience biznesore (departamente profesionale si: kontroll, buxhet, financa, kontabilitet, auditim, pajtueshmëri, operacione, menaxhment, planifikimin e korporatave, sistemet e informacionit të menaxhimit, administrimin e biznesit dhe zhvillimin, drejtuesit jo-financiarë nga shitjet, marketingu, prodhimi etj.);

– Punimi i Rastit të Studimit në Auditimin e Brendshëm ose 2 vite përvojë pune në auditimin e brendshëm;

Kontakto:

Mob.: +383 44 118 346 + 383 44 500 326

Fix.: +383 38 220 608

Email: trajnim@ikaf.org

Adresa: Rr. Nazim Gafurri, Nr.15 – Prishtinë

Orari Punës: 08:30 deri 17:00 (E Hënë-E Premte)

Ne ju asistojmë gjatë gjithë procesit të aplikimit, ju informojmë për rezultatet e aplikimit dhe ju udhëzojmë për fillimin e trajnimeve për certifikime profesionale.

Koha e organizimit

Mars 1 (Premte) - Korrik 31 (Mërkurë)

Organizator

Instituti KAF