Kontabilist financiar

Ndihmon organizatat të regjistrojnë dhe raportojnë me saktësi gjendjen e tyre financiar

Çka është një kontabilist financiar?

Shumicës së organizatave u kërkohet të raportojnë pozicionin e tyre financiar tek qeveria, aksionarët dhe palët e tjera të interesuara. Përgatitja e këtyre raporteve është punë e kontabilistëve financiarë që janë përgjegjës për zbulimin, ruajtjen dhe paraqitjen e informacionit të saktë. Mirëpo, ata mirren me probleme që i tejkalojnë numrat. Kontabiliteti financiar gjithashtu kryqëzohet me shumë fusha të tjera siç janë ligji i ndërmarrjeve dhe standardet e raportimit financiar.

Roli i kontabilistit financiar vije në shprehje në korporata dhe sektor public, në shërbime financiare dhe organizatat e shërbimeve të përbashkëta.

Si të arrihet një rol i tillë?

Ka disa mënyra për t’u bërë kontabilist financiar, me mundësi për të përparuar në nivele të larta si kontrollues financiar ose zyrtar kryesor financiar. Ata individë që aspirojnë këtë rol mund të përfitojnë edhe nga trajnimet profesionale të IKAF-it:

Klikoni këtu për të lexuar më shumë rreth këtyre trajnimeve