CERTIFIKIM – Teknik i Kontabilitetit (Vetë-studim)

dhjetor, 2020

29DhjetorGjithë ditënNgjarje e mbajturCERTIFIKIM - Teknik i Kontabilitetit (Vetë-studim)Certifikimi - TK Teknik i Kontabilitetit (Niveli i parë) Pjesëmarrja: Me pagesë Rezervimi: 60 ditë para

Pro-fatura

Shkarko këtu 20% zbritje Prej 01.07.2020 deri 31.07.2020

REGJISTRIMI

Regjistrimi është e mbyllur në këtë kohë.

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

Lista e aplikuesve 4

VKURGBFH

Detajet e ngjarjes

Instituti KAF në bazë të statutit, licensimit nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF) dhe akreditimit nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), më datë 16.06.2020 shpall konkurs regjistrimi për afatin Tetor 2020.

Çfarë është programi ( vetë-studimit/ online)
Teknik i Certifikuar i Kontabilitetit?

Teknikët e Kontabilitetit kanë një rol shumë të rëndësishëm për të gjitha ndërmarrjet, që nga bizneset private të reja, departamentet qeveritare e deri tek korporatat. Teknikët e Kontabilitetit u ndihmojnë kontabilistëve profesionistë për të mbledhur, kontrolluar dhe analizuar informacionet financiare. Ky është një kualifikim zhvillues për zyrtarë si dhe për stafin administrativ, po ashtu, një bazë e pa evitueshme për ata që duan të kualifikohen si kontabilist të certifikuar.

Modulet për vetë-studim (online):
TK F1 Kontabilisti në Biznes
TK F2 Kontabiliteti Menaxherial
TK F3 Kontabiliteti Financiar
TK F6 Tatimet

*Modul jo-obligativ:
BC1 Kontabiliteti i Kompjuterizuar në Praktikë (me softuer të kontabilitetit)

Kosto KC/ vetë-studim (Online):

Përshkrimi Njësia Çmimi Vlera
Regjistrimi 1 165 € 165 €
Literatura dhe Qasja në Sistem 3 30 € 90 €
Njohja e provimit F1 Kontabilisti në Biznes (Për Ek.) 1 30 € 30 €
Provimet * 3 30 € 90 €
Anëtarësia vjetore falas ose deri në certifikim (Cila të ndodhe e para. Kosto vjetore 45 Euro) 1 0 € 0 €
Cmimi para zbritjes: 375 €
20% Zbritje ne koston që paguan deri më: 31.07.2020: (75€)
Cmimi per pagese: 300€

*Paraqitja e provimit brenda afatit është obligative për të gjithë.

IKAF ofron një paketë ekskluzive të vetë-studimit (Online) e cilat përfshin:
Regjistrimi
Tarifat për tri provime për hëre të parë (brenda 12 muajve)
IKAF Anëtarësia për 1 vit
Qasja në sistem – përfshinë 1 vit akses në IKAF pyetjet pergjigjet, forum dhe materiale të ndryshme

* Provimet IKAF janë të bazuara në kompjuter dhe administrohen në objekte të testimit atu ku IKAF është prezent. IKAF organizon 2-3 afate testuese çdo vit, ku ju mund të uleni në provimet për hëre të parë në një afatë të përshtatshëm për ju brenda një viti, pa patur detyrim për pagës shtesë.

Në këtë format të studimit, pra me vetë-studim (online), të drejt aplikimi kanë të gjithë, pa dallim Qyteti apo Shteti. Në rastet e interesimeve grupore, IKAF do të oranizoi testin edhe në gjuhë të tjera.

FAZAT A PLIKIMIT ONLINE

1) Aplikimin për regjistrim në ueb mund të bëhet duke përcaktuar trajnimin/certifikimin e caktuar. Aplikimi juaj online do të konfirmohet duke shfaqur mesazhin – “aplikimi është dërguar me sukses”.
2) Konfirmimi nga stafi i Institutit – Sapo aplikimi online juaj të jetë pranuar dhe verifikuar, kërkesa juaj do të vlerësohet nga stafi i Institutit. Ju do të informoheni me email ose tel për hapat e ardhshëm.

Përpara se të aplikoni onlineJu mund të kontrolloni njohjet e moduleve të caktuara online nga lista e programeve të diplomave/certifikatave të njohura nga IKAF.

Njohja ndërkombëtare të certifikimeve:
Studentët që përfundojnë certifikimin Bookkeeping (Nëpunës Kontabiliteti) në IKAF, automatikisht u krijohet mundësia e aplikimit për anëtarësi në organizatën britanike AAT® dhe ICB Global®. Përveç nivelit Bookkeeping, të anëtarësuarit në IKAF që mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje janë edhe ata të nivelit Teknik Kontabiliteti dhe Kontabilistë të Certifikuar.

Kandidatët/studentët që përfundojnë trajnimet/ certifikimet në IKAF, u krijohet mundësia e aplikimi për anëtarësim në organizatat ndëkombëtare, ku IKAF mund të ju asistoj për anëtarësim tek:
AAT® (The Association of Accounting Technicians) dhe
ICB Global® (The Institute of Certified Bookkeepers).

Zyra për pranim të gatshëm për t’ju ofruar ndihmë:
Ne ju asistojmë gjatë gjithë procesit të aplikimit, ju informojmë për rezultatet e aplikimit dhe ju udhëzojmë për fillimin e trajnimeve për certifime profesionale.

KONTAKT:
Cel. +38344118346 & Tel. +38338220608
Email. trajnim@ikaf.org & Web. www.ikaf.org
Adresa: Rr.Bedri Pejani Nr.1 – Prishtinë

Stafi ynë është në dispozicion për ju nga ora 08:30 deri 17:00, çdo ditë pune.

Koha e organizimit

Gjithë ditën (Martë)

Lokacioni

IKAF

Organizator

Instituti KAF