tetor, 2020
Pro-fatura
Shkarko këtu 20% zbritje Prej 01.07.2020 deri 31.07.2020
REGJISTRIMI
Regjistrimi është e mbyllur në këtë kohë.
Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!
Lista e aplikuesve 7
TKMAMSLGIRADam
Detajet e ngjarjes
Instituti KAF në bazë të statutit, licensimit nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF) dhe akreditimit nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), më datë 16.06.2020 shpall konkurs regjistrimi për
Detajet e ngjarjes
Instituti KAF në bazë të statutit, licensimit nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF) dhe akreditimit nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), më datë 16.06.2020 shpall konkurs regjistrimi për afatin Tetor 2020.
Çfarë është programi
Teknik i Certifikuar i Kontabilitetit?
Teknikët e Kontabilitetit kanë një rol shumë të rëndësishëm për të gjitha ndërmarrjet, që nga bizneset private të reja, departamentet qeveritare e deri tek korporatat. Teknikët e Kontabilitetit u ndihmojnë kontabilistëve profesionistë për të mbledhur, kontrolluar dhe analizuar informacionet financiare. Ky është një kualifikim zhvillues për zyrtarë si dhe për stafin administrativ, po ashtu, një bazë e pa evitueshme për ata që duan të kualifikohen si kontabilist të certifikuar.
TK Modulet obligative
TK F1 Kontabilisti në Biznes
TK F2 Kontabiliteti Menaxherial
TK F3 Kontabiliteti Financiar
TK F6 Tatimet
*Modul jo-obligativ:
BC1 Kontabiliteti i Kompjuterizuar në Praktikë (me softuer të kontabilitetit)
FAZAT APLIKIMIT ME ZBRITJE:
– Faza e pare e regjistrimit dhe zbritjeve:
40% zbritje Prej 16.06.2020 deri 30.06.2020
– Faza e dyte e regjistrimit dhe zbritjeve:
20 % Prej 01.07.2020 deri 31.07.2020
– Faza e trete e regjistrimit dhe zbritjeve:
10 % Prej 01.08.2020 deri 31.08.2020
Kosto TK/ Trajnimi Online për modulet obligative
Përshkrimi |
Njësia |
Çmimi |
Vlera |
Regjistrimi |
1 |
165 € |
165€ |
Trajnimi, Literatura dhe Qasja në Sistem |
3 |
100 € |
300€ |
Njohja e provimit F1 Kontabilisti në Biznes (Për Ekonomist)** |
1 |
30 € |
30€ |
Provimet falas, nëse vijohen min. 2/3 e ligjeratave. (Kosto e provimit 30 Euro)*** |
3 |
0 € |
0€ |
Anëtarësia vjetore falas ose deri në certifikim (Cila të ndodhe e para. Kosto vjetore 45 Euro) |
1 |
0 € |
0€ |
Cmimi per pagese: |
495€ |
||
10% Zbritje ne koston që paguan deri më: 31.08.2020: |
(49.50€) |
||
Cmimi per pagese: |
445.50€ |
Merrni faturë automatike nga sistemi ynë: Kliko këtu
***IKAF ofron FALAS provimin për vijuesit e rregullt në ligjërata
Kandidatët duhet të vijojnë së paku 2/3 e ligjëratave. Paraqitja e provimit brenda afatit është obligative për të gjithë, kurse për kandidatët që nuk bëjnë pjesë nga lirimi i pagesës për provim, duhet ta bëjnë edhe pagesën për provim brenda afatit (edhe për herë të parë).2
**Sqarim: Kosto e paraqitur në tabelë vlenë vetëm për ekonomistat e diplomuar. Jo-ekonomistat obligohen me vijim të ligjëratave dhe provimit të Modulit “F1 Kontabilisti në Biznes” me kosto shtesë prej 100.00 Euro.
*I rekomandojm regjistrimin dhe vijimin e modulit jo-obligativ BC1 Kontabiliteti i Kompjuterizuar në Praktikë (me softuer të kontabilitetit) gjithë atyre që ju mungon përvoja e punës me softuer kontabiliteti. Kosto e këtij moduli është 95Euro
Vendi i organizimit dhe orari:
Orari: Orari i ligjëratave do të organizohet 3 deri 4 herë në javë. Gjatë ditëve të punës ligjëratat do të organizohen nga ora 17:00 – 20:00, ndërsa të Shtunen do të jetë 09:00 – 13:00.
Kriteret për regjistrim (para fillimit të trajnimit):
– Formulari i Regjistrimit;
– Diploma e Shkollës së Mesme ose Bachelor ( e preferuar)
– CV-ja;
FAZAT A PLIKIMIT ONLINE
1) Aplikimin për regjistrim në ueb mund të bëhet duke përcaktuar trajnimin/certifikimin e caktuar. Aplikimi juaj online do të konfirmohet duke shfaqur mesazhin – “aplikimi është dërguar me sukses”.
2) Konfirmimi nga stafi i Institutit – Sapo aplikimi online juaj të jetë pranuar dhe verifikuar, kërkesa juaj do të vlerësohet nga stafi i Institutit. Ju do të informoheni me email ose tel për hapat e ardhshëm.
Përpara se të aplikoni online – Ju mund të kontrolloni njohjet e moduleve të caktuara online nga lista e programeve të diplomave/certifikatave të njohura nga IKAF.
Njohja ndërkombëtare të certifikimeve:
Studentët që përfundojnë certifikimin Bookkeeping (Nëpunës Kontabiliteti) në IKAF, automatikisht u krijohet mundësia e aplikimit për anëtarësi në organizatën britanike AAT® dhe ICB Global®. Përveç nivelit Bookkeeping, të anëtarësuarit në IKAF që mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje janë edhe ata të nivelit Teknik Kontabiliteti dhe Kontabilistë të Certifikuar.
Kandidatët/studentët që përfundojnë trajnimet/ certifikimet në IKAF, u krijohet mundësia e aplikimi për anëtarësim në organizatat ndëkombëtare, ku IKAF mund të ju asistoj për anëtarësim tek:
– AAT® (The Association of Accounting Technicians) dhe
– ICB Global® (The Institute of Certified Bookkeepers).
Zyra për pranim të gatshëm për t’ju ofruar ndihmë:
Ne ju asistojmë gjatë gjithë procesit të aplikimit, ju informojmë për rezultatet e aplikimit dhe ju udhëzojmë për fillimin e trajnimeve për certifime profesionale.
KONTAKT:
Cel. +38344118346 & Tel. +38338220608
Email. trajnim@ikaf.org & Web. www.ikaf.org
Adresa: Rr.Bedri Pejani Nr.1 – Prishtinë
Stafi ynë është në dispozicion për ju nga ora 08:30 deri 17:00, çdo ditë pune.
Koha e organizimit
Gjithë ditën (Enjte)
Organizator
Instituti KAF