CERTIFIKIM – Teknik i Kontabilitetit – Peje

mars, 2020

10MarsGjithë ditënCERTIFIKIM - Teknik i Kontabilitetit - PejeZgjatet afati për aplikim për Certifikimin – Teknik i Kontabilitetit në Pejë Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: Peje 10 Vizitorë kanë aplikuar

REGJISTRIMI

Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

Online (10)Klasë

HapurVende ende të lira për regjistrim

Detajet e ngjarjes

Instituti KAF në bazë të statutit, licensimit nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF) dhe akreditimit nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), Zgjatet afati për aplikim për Certifikimin – Teknik i Kontabilitetit në Pejë deri më 10 MARS

Çfarë është programi
Teknik i Certifikuar i Kontabilitetit?

Teknikët e Kontabilitetit kanë një rol shumë të rëndësishëm për të gjitha ndërmarrjet, që nga bizneset private të reja, departamentet qeveritare e deri tek korporatat. Teknikët e Kontabilitetit u ndihmojnë kontabilistëve profesionistë për të mbledhur, kontrolluar dhe analizuar informacionet financiare. Ky është një kualifikim zhvillues për zyrtarë si dhe për stafin administrativ, po ashtu, një bazë e pa evitueshme për ata që duan të kualifikohen si kontabilist të certifikuar.

TK Modulet obligative
TK F1 Kontabilisti në Biznes 
TK F2 Kontabiliteti Menaxherial
TK F3 Kontabiliteti Financiar
TK F6 Tatimet 

*Modul jo-obligativ: 
BC1 Kontabiliteti i Kompjuterizuar në Praktikë (me softuer të kontabilitetit)

Kosto TK/ Trajnimi në klasë për modulet obligative

Përshkrimi

Njësia

Çmimi

Vlera

Regjistrimi

1

165 €

165€

Trajnimi, Literatura dhe Qasja në Sistem

3

100 €

300€

Njohja e provimit F1 Kontabilisti në Biznes (Për Ekonomist)**

1

30 €

30€

Provimet falas, nëse vijohen min. 2/3 e ligjeratave. (Kosto e provimit 30 Euro)***

3

0 €

0€

Anëtarësia vjetore falas ose deri në certifikim (Cila të ndodhe e para. Kosto vjetore 45 Euro)

1

0 €

0€

Gjithsej:

495€

Merrni faturë automatike nga sistemi ynë: Kliko këtu

***IKAF ofron FALAS provimin për vijuesit e rregullt në ligjërata 
Kandidatët duhet të vijojnë së paku 2/3 e ligjëratave. Paraqitja e provimit brenda afatit është obligative për të gjithë, kurse për kandidatët që nuk bëjnë pjesë nga lirimi i pagesës për provim, duhet ta bëjnë edhe pagesën për provim brenda afatit (edhe për herë të parë).2

**Sqarim:  Kosto e paraqitur në  tabelë  vlenë  vetëm  për  ekonomistat  e  diplomuar. Jo-ekonomistat  obligohen  me  vijim  të ligjëratave dhe provimit të Modulit “F1 Kontabilisti në Biznes” me kosto shtesë prej 100.00 Euro. 

*I rekomandojm regjistrimin dhe vijimin e modulit jo-obligativ BC1 Kontabiliteti i Kompjuterizuar në Praktikë (me softuer të kontabilitetit) gjithë atyre që ju mungon përvoja e punës me softuer kontabiliteti. Kosto e këtij moduli është 95Euro

Vendi i organizimit dhe orari:
Pejë: E premte – Ora 17:00 – 20:00; E shtune – Ora 09:00 – 13:00;

Kriteret për regjistrim (para fillimit të trajnimit):
–     Formulari i Regjistrimit;
–     Diploma e Shkollës së Mesme ose Bachelor ( e preferuar)
–     CV-ja;

FAZAT A PLIKIMIT ONLINE
1) Aplikimin për regjistrim në ueb mund të bëhet duke përcaktuar trajnimin/certifikimin e caktuar. Aplikimi juaj online do të konfirmohet duke shfaqur mesazhin – “aplikimi është dërguar me sukses”.
2) Konfirmimi nga stafi i Institutit – Sapo aplikimi online juaj të jetë pranuar dhe verifikuar, kërkesa juaj do të vlerësohet nga stafi i Institutit. Ju do të informoheni me email ose tel për hapat e ardhshëm.


Përpara se të aplikoni online – Ju mund të kontrolloni njohjet e moduleve të caktuara online nga lista e programeve të diplomave/certifikatave të njohura nga IKAF.

Njohja ndërkombëtare të certifikimeve:
Studentët që përfundojnë certifikimin Bookkeeping (Nëpunës Kontabiliteti) në IKAF, automatikisht u krijohet mundësia e aplikimit për anëtarësi në organizatën britanike AAT® dhe ICB Global®. Përveç nivelit Bookkeeping, të anëtarësuarit në IKAF që mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje janë edhe ata të nivelit Teknik Kontabiliteti dhe Kontabilistë të Certifikuar.

Kandidatët/studentët që përfundojnë trajnimet/ certifikimet në IKAF, u krijohet mundësia e aplikimi për anëtarësim në organizatat ndëkombëtare, ku IKAF mund të ju asistoj për anëtarësim tek: 
– AAT® (The Association of Accounting Technicians) dhe
– ICB Global® (The Institute of Certified Bookkeepers).

Zyra për pranim të gatshëm për t’ju ofruar ndihmë:
Ne ju asistojmë gjatë gjithë procesit të aplikimit, ju informojmë për rezultatet e aplikimit dhe ju udhëzojmë për fillimin e trajnimeve për certifime profesionale.

KONTAKT: 
Cel. +38344118346  &  Tel. +38338220608  
Email. trajnim@ikaf.org & Web. www.ikaf.org
Adresa: Ishe Kolegji Dukagjini

Stafi ynë është në dispozicion për ju nga ora 08:30 deri 17:00, çdo ditë pune.

Koha e organizimit

Gjithë ditën (Martë)

Lokacioni

Ishe kolegji dukagjini - Peje

Ishe kolegji dukagjini - Peje