CERTIFIKIM – Kontabilist i Certifikuar (Vetë-studim)

dhjetor, 2020

29DhjetorGjithë ditënCERTIFIKIM - Kontabilist i Certifikuar (Vetë-studim)KC Kontabilist i Certifikuar (Niveli i dytë) Pjesëmarrja: Me pagesë Rezervimi: 60 ditë para 7 Vizitorë kanë aplikuar

Pro-fatura

Shkarko këtu 20% zbritje Prej 01.07.2020 deri 31.07.2020

REGJISTRIMI

Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

Online (6)Klasë (1)

HapurVende ende të lira për regjistrim

Lista e aplikuesve 6

RSPDIHDIBKAB

Detajet e ngjarjes

Instituti KAF në bazë të statutit, licensimit nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF) dhe akreditimit nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), më datë 16.06.2020 shpall konkurs regjistrimi për afatin Tetor 2020.

Çfarë është programi (vetë-studimit/ online)
Kontabilist i Certifikuar?

Me këtë certifikim fiton thirrjen më të lart të një kontabilisti. Ky certifikim u jep rëndësi të veçantë aftësive të raportimit financiar të cilat duhet të zhvillohen në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar. Kontabilistët e Certifikuar po ashtu do t’i përvetësojnë principet dhe sistemet e kontrollit të brendshëm të ndërmarrjes, metodat e auditmit dhe standardet, e po ashtu do të fitojnë njohuri të konsiderueshme në lëmin e planifikimit të biznesit, vendimmarrjes dhe menaxhimit të performancës.

Modulet për vetë-studim (Online):
KC F4 Ligji i Korporatave dhe Biznesit
KC F5 Menaxhimi i Performancës
KC F7 Raportimi Financiar
KC F8 Auditimi dhe Siguridhënia
KC F9 Menaxhimi Financiar

Kosto KC/ Vetë studim (Online):

Përshkrimi Njësia Çmimi Vlera
Regjistrimi 1 165 € 165 €
Literatura dhe Qasja në Sistem 5 45 € 225 €
Provimet * 5 45 € 225 €
Anëtarësia vjetore falas ose deri në certifikim (Cila të ndodhe e para. Kosto vjetore 45 Euro) 1 0 € 0 €
Cmimi para zbritjes: 615 €
20% Zbritje ne koston që paguan deri më: 31.07.2020:

(123€)

Cmimi per pagese: 492 €

*Paraqitja e provimit brenda afatit është obligative për të gjithë.

IKAF ofron një paketë ekskluzive të vetë-studimit (Online) e cilat përfshin:
Regjistrimi
Tarifat për pesë provime për hëre të parë (brenda 12 muajve)
IKAF Anëtarësia për 1 vit
Qasja në sistem – përfshinë 1 vit akses në IKAF pyetjet pergjigjet, forum dhe materiale të ndryshme

* Provimet IKAF janë të bazuara në kompjuter dhe administrohen në objekte të testimit atu ku IKAF është prezent. IKAF organizon 2-3 afate testuese çdo vit, ku ju mund të uleni në provimet për hëre të parë në një afatë të përshtatshëm për ju brenda një viti, pa patur detyrim për pagës shtesë.

Në këtë format të studimit, pra me vetë-studim (online), të drejt aplikimi kanë të gjithë, pa dallim Qyteti apo Shteti. Në rastet e interesimeve grupore, IKAF do të oranizoi testin edhe në gjuhë të tjera.

Kriteret për regjistrim:
– Formulari i Regjistrimit;
– Diploma Universiteti;
– Dëshmi/ Certifikata për Teknik të Kontabilitetit financa (me rastin e certifikimit);
– Dëshmi mbi përvojen e punës 3 vite në kontabilitet apo financa (me rastin e certifikimit);
– CV-ja;

FAZAT A PLIKIMIT ONLINE:
1) Aplikimin për regjistrim në ueb mund të bëhet duke përcaktuar trajnimin/certifikimin e caktuar. Aplikimi juaj online do të konfirmohet duke shfaqur mesazhin – “aplikimi është dërguar me sukses”.
2) Konfirmimi nga stafi i Institutit – Sapo aplikimi online juaj të jetë pranuar dhe verifikuar, kërkesa juaj do të vlerësohet nga stafi i Institutit. Ju do të informoheni me email ose tel për hapat e ardhshëm.

Përpara se të aplikoni online:
Ju mund të kontrolloni kualifikimin/modulet që mund të ju njihen nga lista e programeve të diplomave/certifikatave të njohura nga IKAF. https://www.ikaf.org/njohja-e-kualifikimeve

Zyra për pranim të gatshëm për t’ju ofruar ndihmë:
Ne ju asistojmë gjatë gjithë procesit të aplikimit, ju informojmë për rezultatet e aplikimit dhe ju udhëzojmë për fillimin e trajnimeve për certifime profesionale.

KONTAKT:
Cel. +38344118346 & Tel. +38338220608
Email. trajnim@ikaf.org & Web. www.ikaf.org
Adresa: Rr.Bedri Pejani Nr.1 – Prishtinë

Stafi ynë është në dispozicion për ju nga ora 08:30 deri 17:00, çdo ditë pune.

Koha e organizimit

Gjithë ditën (Martë)

Lokacioni

IKAF

Organizator

Instituti KAF