CERTIFIKIM – Kontabilist i Certifikuar (Trajnim Online)

tetor, 2020

15TetorGjithë ditënCERTIFIKIM - Kontabilist i Certifikuar (Trajnim Online)KC Kontabilist i Certifikuar (Niveli i dytë) Pjesëmarrja: Me pagesë Rezervimi: 60 ditë para Lokacioni: Online Fillo i pari aplikimin

Pro-fatura

Shkarko këtu 20% zbritje Prej 01.07.2020 deri 31.07.2020

REGJISTRIMI

Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

OnlineKlasë

HapurVende ende të lira për regjistrim

Detajet e ngjarjes

Instituti KAF në bazë të statutit, licensimit nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF) dhe akreditimit nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), më datë 16.06.2020 shpall konkurs regjistrimi për afatin Tetor 2020.

Çfarë është programi
Kontabilist i Certifikuar?

Me këtë certifikim fiton thirrjen më të lart të një kontabilisti. Ky certifikim u jep rëndësi të veçantë aftësive të raportimit financiar të cilat duhet të zhvillohen në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar. Kontabilistët e Certifikuar po ashtu do t’i përvetësojnë principet dhe sistemet e kontrollit të brendshëm të ndërmarrjes, metodat e auditmit dhe standardet, e po ashtu do të fitojnë njohuri të konsiderueshme në lëmin e planifikimit të biznesit, vendimmarrjes dhe menaxhimit të performancës.

Modulet:
KC F4 Ligji i Korporatave dhe Biznesit
KC F5 Menaxhimi i Performancës
KC F7 Raportimi Financiar
KC F8 Auditimi dhe Siguridhënia
KC F9 Menaxhimi Financiar

FAZAT APLIKIMIT ME ZBRITJE:

– Faza e pare e regjistrimit dhe zbritjeve:
40% zbritje Prej 16.06.2020 deri 30.06.2020
– Faza e dyte e regjistrimit dhe zbritjeve:
20 % Prej 01.07.2020 deri 31.07.2020
Faza e trete e regjistrimit dhe zbritjeve:
10 % Prej 01.08.2020 deri 31.08.2020

Kosto KC/ Trajnimi Online:

Përshkrimi Njësia Çmimi Vlera
Regjistrimi 1 165 € 165 €
Trajnimi, Literatura dhe Qasja në Sistem 5 100 € 500 €
Provimet falas, nëse vijohen min. 2/3 e ligjeratave. (Kosto e provimit 45 Euro) 5 0 € 0 €
Anëtarësia vjetore falas ose deri në certifikim (Cila të ndodhe e para. Kosto vjetore 60 Euro) 1 0 € 0 €
Cmimi para zbritjes: 665 €
10% Zbritje ne koston që paguan deri më: 31.08.2020: (66.5€)
Cmimi per pagese: 598.50 €

Merrni faturë automatike nga sistemi ynë: Kliko këtu

*IKAF ofron FALAS provimin për vijuesit e rregullt në ligjërata:
Kandidatët duhet të vijojnë së paku 2/3 e ligjëratave. Paraqitja e provimit brenda afatit është obligative për të gjithë, kurse për kandidatët që nuk bëjnë pjesë nga lirimi i pagesës për provim, duhet ta bëjnë edhe pagesën për provim brenda afatit (edhe për herë të parë).

Vendi i organizimit dhe orari
Orari:
Orari i ligjëratave do të organizohet 3 deri 4 herë në javë. Gjatë ditëve të punës ligjëratat do të organizohen nga ora 17:00 – 20:00, ndërsa të Shtunen do të jetë 09:00 – 13:00.

Kriteret për regjistrim
– Formulari i Regjistrimit;
– Diploma Universiteti;
– Dëshmi/ Certifikata për Teknik të Kontabilitetit financa (me rastin e certifikimit);
– Dëshmi mbi përvojen e punës 3 vite në kontabilitet apo financa (me rastin e certifikimit);
– CV-ja;

FAZAT A PLIKIMIT ONLINE:
1) Aplikimin për regjistrim në ueb mund të bëhet duke përcaktuar trajnimin/certifikimin e caktuar. Aplikimi juaj online do të konfirmohet duke shfaqur mesazhin – “aplikimi është dërguar me sukses”.
2) Konfirmimi nga stafi i Institutit – Sapo aplikimi online juaj të jetë pranuar dhe verifikuar, kërkesa juaj do të vlerësohet nga stafi i Institutit. Ju do të informoheni me email ose tel për hapat e ardhshëm.

Përpara se të aplikoni online:
Ju mund të kontrolloni kualifikimin/modulet që mund të ju njihen nga lista e programeve të diplomave/certifikatave të njohura nga IKAF. https: //www.ikaf.org/njohja-e-kualifikimeve

Zyra për pranim të gatshëm për t’ju ofruar ndihmë:
Ne ju asistojmë gjatë gjithë procesit të aplikimit, ju informojmë për rezultatet e aplikimit dhe ju udhëzojmë për fillimin e trajnimeve për certifime profesionale.

KONTAKT:
Cel. +38344118346 & Tel. +38338220608
Email. trajnim@ikaf.org & Web. www.ikaf.org
Adresa: Rr.Bedri Pejani Nr.1 – Prishtinë

Stafi ynë është në dispozicion për ju nga ora 08:30 deri 17:00, çdo ditë pune.

Koha e organizimit

Gjithë ditën (Enjte)

Organizator

Instituti KAF