tetor, 2020
Pro-fatura
Shkarko Këtu 20% zbritje Prej 01.07.2020 deri 31.07.2020
REGJISTRIMI
Regjistrimi është e mbyllur në këtë kohë.
Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!
Lista e aplikuesve 1
FD
Detajet e ngjarjes
Instituti KAF në bazë të statutit, licensimit nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF) dhe akreditimit nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), më datë 16.06.2020 shpall konkurs regjistrimi
Detajet e ngjarjes
Instituti KAF në bazë të statutit, licensimit nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF) dhe akreditimit nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), më datë 16.06.2020 shpall konkurs regjistrimi për afatin Tetor 2020.
Çfarë është programi
Auditor i Jashtëm i Certifikuar
Programi për Certifikimin e Auditorëve është krijuar në atë formë që të kontribuojë në menaxhim financiar të mirë dhe cilësor. Certifikimi i individëve bëhet duke u bazuar në kriteret e parapara me Ligjin në fuqi dhe në harmoni me standardet ndërkombëtare të auditimit. Qëllimi i IKAF është të trajnojë dhe të certifikojë individë të cilët posedojnë integritet të lartë, zbatojnë Kodin e Etikës Profesionale dhe krijojnë besueshmëri në publik për auditim të pasqyrave financiare. Me këtë, IKAF synon që të luajë rol të rëndësishëm në të mirën e të gjitha palëve.
Modulet:
AC P1 Kontabilisti Profesional
AC P2 Raportimi i Korporatave
AC P3 Analiza e Biznesit
AC P6 Tatimet e Avancuara
AC P7 Auditimi i Avancuar dhe Siguridhënia
FAZAT APLIKIMIT ME ZBRITJE:
– Faza e pare e regjistrimit dhe zbritjeve:
40% zbritje Prej 16.06.2020 deri 30.06.2020
– Faza e dyte e regjistrimit dhe zbritjeve:
20 % Prej 01.07.2020 deri 31.07.2020
– Faza e trete e regjistrimit dhe zbritjeve:
10 % Prej 01.08.2020 deri 31.08.2020
Kosto AC/ Trajnimi Online:
Përshkrimi | Njësia | Çmimi | Vlera |
Regjistrimi | 1 | 200€ | 200€ |
Trajnimi, Literatura dhe Qasja në Sistem | 5 | 200€ | 1,000€ |
*Provimet falas, nëse vijohen min. 2/3 e ligjeratave. (Kosto e provimit 65 Euro) |
5 | 0€ | 0€ |
Anëtarësia vjetore falas ose deri në certifikim (Cila të ndodhë e para. Kosto vjetore 60 Euro) |
1 | 0€ | 0€ |
Cmimi para zbritjes: | 1,200€ | ||
10% Zbritje ne koston që paguan deri më: 31.08.2020: | (120.00€) | ||
Cmimi per pagese: | 1080.00€ |
Merrni faturë automatike nga sistemi ynë: Kliko këtu
*IKAF ofron FALAS provimin për vijuesit e rregullt në ligjërata
Knadidati duhet të vijojë së paku 2/3 e ligjëratave. Paraqitja e provimit brenda afatit është obligative për të gjithë, kurse për kandidatët që nuk bëjn pjesë nga lirimi i pagesës për provim, duhet ta bëjn edhe pagesën për provim brenda afatit (edhe për herë të parë).
Vendi i organizimit të trajnimit dhe orari:
Orari: Orari i ligjëratave do të organizohet 3 deri 4 herë në javë. Gjatë ditëve të punës ligjëratat do të organizohen nga ora 17:00 – 20:00, ndërsa të Shtunen do të jetë 09:00 – 13:00.
Kriteret për regjistrim (para fillimit të trajnimit)
– Formulari i Regjistrimit;
– Diploma Universiteti
– Dëshmi/ Certifikata për Kontabilist të Certifikuar;
– Dëshmi mbi përvojen e punës 3 vite në auditim apo kontabilitet;
– CV-ja;
Fazat aplikimit online:
1) Aplikimin për regjistrim në faqen e internetit të IKAF-it, mund ta bëni duke dhënë disa detaje themelore, ku aplikimi juaj do të konfirmohet duke shfaqur mesazhin se aplikimi është dërguar me sukses.
2) Konfirmimi nga stafi i Institutit – Sapo aplikimi online juaj të jetë pranuar dhe verifikuar, kërkesa juaj do të vlerësohet nga stafi i Institutit. Ju do të informoheni me email ose tel për hapat e ardhshëm.
Përpara se të aplikoni online – Ju mund të kontrolloni njohjet e moduleve të caktuara online nga lista e programeve të diplomave/certifikatave të njohura nga IKAF.
ZYRA PËR PRANIM TË GATSHËM PËR T’JU OFRUAR NDIHMË
Ne ju asistojmë gjatë gjithë procesit të aplikimit, ju informojmë për rezultatet e aplikimit dhe ju udhëzojmë për fillimin e trajnimeve për certifime profesionale.
KONTAKT:
Cel. +38344118346 & Tel. +38338220608
Email. trajnim@ikaf.org & Web. www.ikaf.org
Adresa: Rr.Bedri Pejani Nr.1 – Prishtinë
Stafi ynë është në dispozicion për ju nga ora 08:30 deri 17:00, çdo ditë pune.
Koha e organizimit
Gjithë ditën (Enjte)
Organizator
Instituti KAF