CERTIFIKIM – Auditor i Jashtëm i Certifikuar (Vetë studim)

dhjetor, 2020

29DhjetorGjithë ditënNgjarje e mbajturCERTIFIKIM - Auditor i Jashtëm i Certifikuar (Vetë studim)AC Auditor i Jashtëm i Certifikuar (Niveli i tretë) Pjesëmarrja: Me pagesë Rezervimi: 60 ditë para

Pro-fatura

Shkarko këtu 20% zbritje Prej 01.07.2020 deri 31.07.2020

REGJISTRIMI

Regjistrimi është e mbyllur në këtë kohë.

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

Lista e aplikuesve 4

NBIKISFH

Detajet e ngjarjes

Instituti KAF në bazë të statutit, licensimit nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF) dhe akreditimit nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), më datë 16.06.2020 shpall konkurs regjistrimi për afatin Tetor 2020.

Çfarë është programi
Auditor i Jashtëm i Certifikuar
Programi për Certifikimin e Auditorëve është krijuar në atë formë që të kontribuojë në menaxhim financiar të mirë dhe cilësor. Certifikimi i individëve bëhet duke u bazuar në kriteret e parapara me Ligjin në fuqi dhe në harmoni me standardet ndërkombëtare të auditimit. Qëllimi i IKAF është të trajnojë dhe të certifikojë individë të cilët posedojnë integritet të lartë, zbatojnë Kodin e Etikës Profesionale dhe krijojnë besueshmëri në publik për auditim të pasqyrave financiare. Me këtë, IKAF synon që të luajë rol të rëndësishëm në të mirën e të gjitha palëve.

Modulet:
AC P1 Kontabilisti Profesional
AC P2 Raportimi i Korporatave
AC P3 Analiza e Biznesit
AC P6 Tatimet e Avancuara
AC P7 Auditimi i Avancuar dhe Siguridhënia

FAZAT APLIKIMIT ME ZBRITJE:

– Faza e pare e regjistrimit dhe zbritjeve:
40% zbritje Prej 16.06.2020 deri 30.06.2020
– Faza e dyte e regjistrimit dhe zbritjeve:
20 % Prej 01.07.2020 deri 31.07.2020
Faza e trete e regjistrimit dhe zbritjeve:
10 % Prej 01.08.2020 deri 31.08.2020

Kosto AC/ Trajnimi Online:

Përshkrimi Njësia Çmimi Vlera
Regjistrimi 1 200€ 200€
Trajnimi, Literatura dhe Qasja në Sistem 5 200€ 1,000€
*Provimet falas, nëse vijohen min. 2/3 e ligjeratave.
(Kosto e provimit 65 Euro)
5 0€ 0€
Anëtarësia vjetore falas ose deri në certifikim
(Cila të ndodhë e para. Kosto vjetore 60 Euro)
1 0€ 0€
Cmimi para zbritjes:     850€
20% Zbritje ne koston që paguan deri më: 31.07.2020:     (170€)
Cmimi per pagese:     680€


*IKAF ofron FALAS provimin për vijuesit e rregullt në ligjërata
Knadidati duhet të vijojë së paku 2/3 e ligjëratave. Paraqitja e provimit brenda afatit është obligative për të gjithë, kurse për kandidatët që nuk bëjn pjesë nga lirimi i pagesës për provim, duhet ta bëjn edhe pagesën për provim brenda afatit (edhe për herë të parë).

Vendi i organizimit të trajnimit dhe orari:
Orari: Orari i ligjëratave do të organizohet 3 deri 4 herë në javë. Gjatë ditëve të punës ligjëratat do të organizohen nga ora 17:00 – 20:00, ndërsa të Shtunen do të jetë 09:00 – 13:00.

Kriteret për regjistrim (para fillimit të trajnimit)
– Formulari i Regjistrimit;
– Diploma Universiteti
– Dëshmi/ Certifikata për Kontabilist të Certifikuar;
– Dëshmi mbi përvojen e punës 3 vite në auditim apo kontabilitet;
– CV-ja;

Fazat aplikimit online:
1) Aplikimin për regjistrim në faqen e internetit të IKAF-it, mund ta bëni duke dhënë disa detaje themelore, ku aplikimi juaj do të konfirmohet duke shfaqur mesazhin se aplikimi është dërguar me sukses.

2) Konfirmimi nga stafi i Institutit Sapo aplikimi online juaj të jetë pranuar dhe verifikuar, kërkesa juaj do të vlerësohet nga stafi i Institutit. Ju do të informoheni me email ose tel për hapat e ardhshëm.

Përpara se të aplikoni onlineJu mund të kontrolloni njohjet e moduleve të caktuara online nga lista e programeve të diplomave/certifikatave të njohura nga IKAF.

ZYRA PËR PRANIM TË GATSHËM PËR T’JU OFRUAR NDIHMË

Ne ju asistojmë gjatë gjithë procesit të aplikimit, ju informojmë për rezultatet e aplikimit dhe ju udhëzojmë për fillimin e trajnimeve për certifime profesionale.

KONTAKT:
Cel. +38344118346 & Tel. +38338220608
Email. trajnim@ikaf.org & Web. www.ikaf.org
Adresa: Rr.Bedri Pejani Nr.1 – Prishtinë

Stafi ynë është në dispozicion për ju nga ora 08:30 deri 17:00, çdo ditë pune.

Koha e organizimit

Gjithë ditën (Martë)

Lokacioni

IKAF

Organizator

Instituti KAF