CERTIFIKIM – Auditor i Brendshëm i Certifikuar (Vetë studim)

dhjetor, 2020

31DhjetorGjithë ditënCERTIFIKIM - Auditor i Brendshëm i Certifikuar (Vetë studim)AB Auditor i Brendshëm i Certifikuar për Sektorin Privat dhe Publik Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: IKAF Prishtinë 8 Vizitorë kanë aplikuar

Pro-fatura

Shkarko këtu 20% zbritje Prej 01.07.2020 deri 31.07.2020

REGJISTRIMI

Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

Online (7)Klasë (1)

HapurVende ende të lira për regjistrim

Lista e aplikuesve 7

VMLDGFFGEVEBAN

Detajet e ngjarjes

Instituti KAF në bazë të statutit, licensimit nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF) dhe akreditimit nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), më datë 16.06.2020 shpall konkurs regjistrimi për afatin Tetor 2020.

Çfarë është programi (vetë-studimit/ Online)
Auditor i Brendshëm i Certifikuar për Sektorin Privat dhe Publik?

Auditori i Brendshëm i Certifikuar, dallon për nga angazhimi për t’i shërbyer interesit publik dhe gjithë atyre që mbështeten në sigurinë që ata e japin. Certifikimi në këtë nivel – është mënyra më e mirë për t’u bërë një auditor i brendshëm profesional, plotësisht i kualifikuar, mjaft kompetent, i aftë për të dhënë kontribut të rëndësishëm në suksesin e një organizate në nivelin më të lartë të mundshëm, duke qenë një këshilltar i besuar i një ekipi të lartë në kompani. Titullin Auditor i Brendshëm e fitojnë ata që kanë përfunduar kualifikimet tona profesionale dhe të cilët kanë demonstruar ndikim dhe udhëheqje në rolin e tyre si auditor i brendshëm.

Modulet për vetë-studim (Online):
AB P1 Mjedisi i Auditimit të Brendshëm
AB P2 Menaxhimi Financiar
AB P3 Praktika në Auditimin e Brendshëm
AB P4 Auditimi i Sistemit të Informacionit
AB P5 Qeverisja e Korporatave dhe Menaxhimi i Riskut

Kosto AB/ vetë-studim (Online):

Përshkrimi Njësia Çmimi Vlera
Regjistrimi 1 200 € 200 €
Literatura dhe Qasja në Sistem 5 65 € 325 €
Provimet * 5 65 € 325 €
Anëtarësia vjetore falas ose deri në certifikim (Cila të ndodhe e para. Kosto vjetore 60 Euro) 1 0 € 0 €
Punimi – Rast Studimor = 100.00 Euro (Kosot shtesë për kandidatët me rast studimor)      
Cmimi para zbritjes: 850 €
20% Zbritje ne koston që paguan deri më: 31.07.2020: (170€)
Cmimi per pagese: 680 €

*Paraqitja e provimit brenda afatit është obligative për të gjithë.

IKAF ofron një paketë ekskluzive të vetë-studimit (Online) e cilat përfshin:
Regjistrimi
Tarifat për pesë provime për hëre të parë (brenda 12 muajve)
IKAF Anëtarësia për 1 vit
Qasja në sistem – përfshinë 1 vit akses në IKAF pyetjet pergjigjet, forum dhe materiale të ndryshme

* Provimet IKAF janë të bazuara në kompjuter dhe administrohen në objekte të testimit atu ku IKAF është prezent. IKAF organizon 2-3 afate testuese çdo vit, ku ju mund të uleni në provimet për hëre të parë në një afatë të përshtatshëm për ju brenda një viti, pa patur detyrim për pagës shtesë.

Në këtë format të studimit, pra me vetë-studim (online), të drejt aplikimi kanë të gjithë, pa dallim Qyteti apo Shteti. Në rastet e interesimeve grupore, IKAF do të oranizoi testin edhe në gjuhë të tjera.

Kriteret për regjistrim (para fillimit të trajnimit):
– Të posedoj diplomë universitare;
– Dëshmi mbi përvojen e punës profesionale 3 vite;
– CV-ja së bashku me një fotografi;
– Kandidatët të cilët nuk kanë përvojë pune relevante, i nënshtrohen provimit pranues.

FAZAT A PLIKIMIT ONLINE:

1) Aplikimin për regjistrim në ueb mund të bëhet duke përcaktuar trajnimin/certifikimin e caktuar. Aplikimi juaj online do të konfirmohet duke shfaqur mesazhin – “aplikimi është dërguar me sukses”.

2) Konfirmimi nga stafi i Institutit – Sapo aplikimi online juaj të jetë pranuar dhe verifikuar, kërkesa juaj do të vlerësohet nga stafi i Institutit. Ju do të informoheni me email ose tel për hapat e ardhshëm.

Përpara se të aplikoni online – Ju mund të kontrolloni kualifikimin/modulet që mund të ju njihen nga lista e programeve të diplomave/certifikatave të njohura nga IKAF. www.ikaf.org/njohja-e-kualifikimeve

ZYRA PËR PRANIM TË GATSHËM PËR T’JU OFRUAR NDIHMË:
Ne ju asistojmë gjatë gjithë procesit të aplikimit, ju informojmë për rezultatet e aplikimit dhe ju udhëzojmë për fillimin e trajnimeve për certifime profesionale.

KONTAKT:
Cel. +38344118346 & Tel. +38338220608
Email. trajnim@ikaf.org & Web. www.ikaf.org
Adresa: Rr.Bedri Pejani Nr.1 – Prishtinë

Stafi ynë është në dispozicion për ju nga ora 08:30 deri 17:00, çdo ditë pune.

Koha e organizimit

Gjithë ditën (Enjte)

Lokacioni

IKAF

Organizator

Instituti KAF