CERTIFIKIM – Auditor i Brendshëm i Certifikuar (Trajnim Online)

tetor, 2020

15TetorGjithë ditënCERTIFIKIM - Auditor i Brendshëm i Certifikuar (Trajnim Online)AB Auditor i Brendshëm i Certifikuar për Sektorin Privat dhe Publik Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: Online 2 Vizitorë ka aplikuar

Pro-fatura

Shkarko këtu 20% zbritje Prej 01.07.2020 deri 31.07.2020

REGJISTRIMI

Zgjedh formen duke klikuar në opsionet më poshtë

Ne shpresojmë që të ju shohim në ngjarjen tonë!

Online (1)Klasë (1)

HapurVende ende të lira për regjistrim

Lista e aplikuesve 1

AP

Detajet e ngjarjes

Instituti KAF në bazë të statutit, licensimit nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF) dhe akreditimit nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), më datë 16.06.2020 shpall konkurs regjistrimi për afatin Tetor 2020.

Çfarë është programi
Auditor i Brendshëm i Certifikuar për Sektorin Privat dhe Publik?

Auditori i Brendshëm i Certifikuar, dallon për nga angazhimi për t’i shërbyer interesit publik dhe gjithë atyre që mbështeten në sigurinë që ata e japin. Certifikimi në këtë nivel – është mënyra më e mirë për t’u bërë një auditor i brendshëm profesional, plotësisht i kualifikuar, mjaft kompetent, i aftë për të dhënë kontribut të rëndësishëm në suksesin e një organizate në nivelin më të lartë të mundshëm, duke qenë një këshilltar i besuar i një ekipi të lartë në kompani. Titullin Auditor i Brendshëm e fitojnë ata që kanë përfunduar kualifikimet tona profesionale dhe të cilët kanë demonstruar ndikim dhe udhëheqje në rolin e tyre si auditor i brendshëm.

Modulet:
AB P1 Mjedisi i Auditimit të Brendshëm
AB P2 Menaxhimi Financiar
AB P3 Praktika në Auditimin e Brendshëm
AB P4 Auditimi i Sistemit të Informacionit
AB P5 Qeverisja e Korporatave dhe Menaxhimi i Riskut

FAZAT APLIKIMIT ME ZBRITJE:

– Faza e pare e regjistrimit dhe zbritjeve:
40% zbritje Prej 16.06.2020 deri 30.06.2020
– Faza e dyte e regjistrimit dhe zbritjeve:
20 % Prej 01.07.2020 deri 31.07.2020
Faza e trete e regjistrimit dhe zbritjeve:
10 % Prej 01.08.2020 deri 31.08.2020

Kosto AB/ Trajnimi Online

Përshkrimi Njësia Çmimi Vlera
Regjistrimi 1 200€ 200€
Trajnimi, Literatura dhe Qasja në Sistem 5 200€ 1.000€
Provimet falas, nëse vijohen min. 2/3 e ligjeratave.
(Kosto e provimit 65 Euro)*
5 0€ 0€
Anëtarësia vjetore falas ose deri në certifikim
(Cila të ndodhe e para. Kosto vjetore 60 Euro)
1 0€ 0€
Punimi – Rast Studimor
(Kosot e rastit studimor: 100Euro)**
     
Cmimi para zbritjes: 1,200.00€
10% Zbritje ne koston që paguan deri më: 31.08.2020: (120.00€)
Cmimi per pagese: 1080.00€

Merrni faturë automatike nga sistemi ynë: Kliko këtu

*IKAF ofron FALAS provimin për vijuesit e rregullt në ligjërata:
Kandidatët duhet të vijojnë së paku 2/3 e ligjëratave. Paraqitja e provimit brenda afatit është obligative për të gjithë, kurse për kandidatët që nuk bëjnë pjesë nga lirimi i pagesës për provim, duhet ta bëjnë edhe pagesën për provim brenda afatit (edhe për herë të parë).

**Punimi – Rast Studimor e kanë për obligim ta përgatisin të gjithë kandidatët të cilët nuk kanë përvojë në auditim minimum 3 vite. Kosto shtesë në rast se aplikohet Rasti Studimor është 100.00 Euro.

Vendi i organizimit të trajnimit dhe orari:
Orari: Orari i ligjëratave do të organizohet 3 deri 4 herë në javë. Gjatë ditëve të punës ligjëratat do të organizohen nga ora 17:00 – 20:00, ndërsa të Shtunen do të jetë 09:00 – 13:00.

Kriteret për regjistrim (para fillimit të trajnimit)
– Të posedoj diplomë universitare;
– Dëshmi mbi përvojen e punës profesionale 3 vite;
– CV-ja së bashku me një fotografi;
– Kandidatët të cilët nuk kanë përvojë pune relevante, i nënshtrohen provimit pranues.

FAZAT A PLIKIMIT ONLINE

1) Aplikimin për regjistrim në ueb mund të bëhet duke përcaktuar trajnimin/certifikimin e caktuar. Aplikimi juaj online do të konfirmohet duke shfaqur mesazhin – “aplikimi është dërguar me sukses”.

2) Konfirmimi nga stafi i Institutit – Sapo aplikimi online juaj të jetë pranuar dhe verifikuar, kërkesa juaj do të vlerësohet nga stafi i Institutit. Ju do të informoheni me email ose tel për hapat e ardhshëm.

Përpara se të aplikoni online – Ju mund të kontrolloni kualifikimin/modulet që mund të ju njihen nga lista e programeve të diplomave/certifikatave të njohura nga IKAF. www.ikaf.org/njohja-e-kualifikimeve

ZYRA PËR PRANIM TË GATSHËM PËR T’JU OFRUAR NDIHMË:
Ne ju asistojmë gjatë gjithë procesit të aplikimit, ju informojmë për rezultatet e aplikimit dhe ju udhëzojmë për fillimin e trajnimeve për certifime profesionale.

KONTAKT:
Cel. +38344118346 & Tel. +38338220608
Email. trajnim@ikaf.org & Web. www.ikaf.org
Adresa: Rr.Bedri Pejani Nr.1 – Prishtinë

Stafi ynë është në dispozicion për ju nga ora 08:30 deri 17:00, çdo ditë pune.

Koha e organizimit

Gjithë ditën (Enjte)

Organizator

Instituti KAF