Shtepia
|
|
|
Certifikimi në Kontabilitet dhe Auditim Programi për certifikim në kontabilitet dhe auditim është i dizajnuar për t’i përgatitur studentët për të punuar në lëmin e kontabilitetit dhe auditimit.
Për t'i rritur aftësitë profesionale dhe t'i përmisojë njohuritë bazë të atyre që dëshirojnë të merren me kontabilitet dhe auditim, në mënyrë që secili prej tyre, në pozicionin përkatës, të përmbushë sa më mirë qëllimet e tij dhe të sektorit ku ai punon. Instituti KAF do të zhvillojë dhe avancojë një organizatë profesionale dhe konkurruese në tregun kosovar dhe në tregun ndërkombëtar, e cila do të përmbush standardet më të larta profesionale dhe etike. - Instituti për certifikimin e kontabilistëve dhe auditorëve të Kosovës ka vendos një model të certifikimit për kualifikim kontabilist dhe auditor, që përputhet me Rregulloren për Standardet e Kontabilitetit (2001/30). Kualifikimi do të jetë i përputhshëm me standardet e trajnimit ndërkombëtar.
|